Washington Post: Shqipëria zgjedhje mes trazirave politike

412
Sigal

Edhe gazeta amerikane Washington Post duke iu referuar agjencisë Associated Press shkruan se Shqipëria po mban zgjedhje lokale mes trazirave politike.

Sipas Washington Post, shqiptarët po votojne për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe këshillat e qytetit, mes një konflikti të tensionuar politik me opozitën që bojkoton zgjedhjet lokale.

Gazeta amerikane më pas njofton lexuesit e saj se opozita e konsideron qeverinë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar ndërsa kërkon zgjedhje të reja parlamentare.