Prof. Dr. Tritan Shehu: ” Blloku ishte Paranojaku”

484
Sigal

Ish deputeti i PD-së, Tritan Shehu  ka reaguar në rrjetet social mbi ngjarjet e fundit në zonën e ashtuquajtur “Bllok” ku sipas tij kjo zonë egzistonte vetëm rreth Diktatorit dhe i shërben atij dhe familjes së tij. Ja postimi i tij o plotë:

Blloku ishte Paranojaku.
Mos kërkoni ta çlironi edhe sado pak atë  nga krimet e përbindëshme.
Lexoj komente apo interpretime sikur në   Bllok bllokmenet i “hanin kokën” njëri-tjetrit, luftonin me njëri-tjetrin, dikush i krahason me “pulat e uritura” në  luftë  midis tyre, dikush me beteja “epike” të  egra njëri me tjetrin, etj!!
Unë , që  nuk kam qenë  as për një  minutë  të  vetme në  atë  Bllok apo strukturat e tij, mund tu them se autorët kështu po tentojnë  të  ulin peshën e krimeve monstruoze që  rëndojnë  mbi Diktatorin.
Blloku ekzistonte vetë  rreth Diktatorit, ai e kishte ndërtuar atë  mekanizë  kriminal, i përkiste vetë  atij e ishte vetë  në  shërbim të  tij e të  familjes së  tij.
Të  tjerë ishin thjesht instrumenta apo figurantë , që  edhe vendimin për të jetuar apo jo për ata e merrte vetë  Paranojaku, në  bazë  të  maktheve që  ai kalonte.
Asgjë  tjetër, Blloku nuk ekzistonte jashtë  tij, ishte pronë  e tij, të  gjithë  aty ishin “pronë ” e atij.
Dhe ata të  gjithë , si “gomerë  të  tredhur”, vetë  prisnin radhë  duke u lutur që  më  parë  “vendimit” për ta, të  soste “kandili” i Paranojakut, por ndërkaq i shërbenin me devotshmëri  ”patos” atij, në  shtimin e pirgjeve të  kufomave.
Dhe kjo reflektohej më  tej mbi një  popull të  tërë , mbi gjthçka tragjike ndodhi në  vendin tonë .