Prof. Dr. Kastriot Islami: Votoni masivisht për lirinë tuaj kundër të keqes!

300
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Të nderuar miq, shkoni pa frikë sa më shumë në votime në 25 Prill. Ky duhet të jetë misioni i çdo aktivisti të së MIRËS. Mos kini asnjë frikë se dalja masive e qytetarëve është siguria më madhe për fitoren e së MIRËS mbi të KEQEN. Por pjesëmarrja juaj masive në zgjedhjet e 25 Prillit do të jetë edhe pengesa  për të mos lejuar blerjen e votës, por edhe për të hedhur në kazanin e plehrave të historisë të KEQEN dhe bartësit e saj, hajdutët, kriminelët, trafikantët!  Mos kini asnjë dyshim e dilemë (kjo është e vërteta dhe kjo nuk është propagandë për t’ju motivuar) se, shumica dërmuese e shqiptarëve dhe partnerët e shumtë janë me NDRYSHIMIN, janë pro të MIRËS dhe kundër së KEQES…! Kjo është 1000 përqind e vërtetë! Miq të nderuar, ju duhet me forcë e guxim, por edhe me zgjuarsi, mençuri e qetësi, duke zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, e duke mos rënë në kurthin e sharlatanëve tinzarë, jo vetëm të mos shisni votën apo të jepni kartën e identitetit, çfarëdo t’ju premtojnë me gënjeshtra, por të shkoni masivisht tek kutia e votimit në 25 Prill dhe të votoni kundër së KEQES. Ky është misioni historik i çdo të riu, i çdo shqiptari të ndershëm! Mbajeni mend këtë moment të shënuar të jetës suaj dhe shënojeni me krenari në librin tuaj të jetës, sepse një mundësi e tillë, nuk vjen dy herë në jetë!