Prof. Dr. Kastriot Islami: Rilindja me oligarkët, kundër popullit, BE dhe SHBA

156
Sigal

Rama mik me oligarkët, sulmon popullin, BE e SHBA…!

Prof. Dr. Kastriot Islami, ish kryetar i Kuvendit

  1. Oligarku lindor i Sarajeve të Surrelit, mburret si gjeli majë plehut se “në Shqipëri s’ka oligarkë dhe askush s’i bën dot presion atij”, madje kërcënon qytetarët se atyre që kundërshtarët i cilësojnë “oligarkë do t’i subvencionojë, pra do t’i japë më shumë para”, pra krahas grabitjes së pasurisë kombëtare dhe buxhetit që kanë bërë së bashku do t’ju japë edhe shuma të majme shtesë nga buxheti i shqiptarëve të varfër, duke ju rritur borxhin. Por e vërteta është krejtësisht ndryshe. Ai është mik e shok i ngushtë me oligarkët dhe nuk shkëputet dot prej tyre. Ndërkohë, që mashtron me “këpucët e grisura” se po sakrifikohet për hallet dhe shqetësimet e shqiptarëve. Por askush s’i ha më këto gënjeshtra të trasha, veçse disa përfituesve servilë apo kukullave mediokre që vazhdojnë ta mbrojnë agresivisht me budallallëkun e tyre.
  2. Kryeoligarku Rama me valixhet gati për t’u arratisur drejt Lindjes, dhe duke ndjerë dështimin e madh, ka filluar kërcënimet e ndërkombëtarëve, para disa ditësh sulmoi BE dhe kurse dje u tall me kërkesën e SHBA për të pastruar Kuvendin nga hajdutët e kriminelët. Shporta e karavidheve që kishte tentuar të komprometonte ka filluar të shpërbëhet dhe prandaj është i destabilizuar dhe në ankth. Duke nxjerrë në sipërfaqe gjithçka ka fshehur deri më sot, veçanërisht lidhjet e ngushta me oligarkët, të cilët mesa duket i bëjnë presion nëse ai tju heqë privilegjet e favoret për interesat e tij personale. Duket se po shpërbëhet e fundoset, megjithatë mbetet shumë i rrezikshëm!

 MANDATI I MASHTRIMEVE DHE GËNJESHTRAVE

Në 2013 për të fituar mandatin e I, Kryeoligarku mashtroi shqiptarët duke deklaruar se ‘Fajin e ka Saliu! dhe premtuar: 1) 300 mijë vende pune, 2) Mjekësi falas; 3) Taksa të ulëta për të gjithë. Por për 4 vjet radhazi, vodhi shqiptarët e Shqipërinë me miqtë e tij, hajdutët, kriminelët e trafikantët, pjesëtarë të ekipit e tij dhe me oligarkët nga biznesi e media. Të gjithë së bashku grabitën pasuritë kombëtare dhe buxhetin e shtetit. Ngul këmbë që kryeministri oligark me oligarkët rilindas, nga politika, biznesi e medias kapën për fyti shtetin për të grabitur e shkatërruar ekonominë, duke u pasuar vetëm për vete e varfëruar qytetarët që ju la mundësia, ose të nënshtroheshin ose të emigronin!

MANDATI I GRABITJES DHE KANABIZIMIT

Në 2017, për të fituar i vetëm mandatin e II, Oligarku i Surrelit mashtro, duke deklaruar: Fajin e ka Iliri! Dhe kërkuar e premtuar: Më jepni i vetëm ‘timonin dhe tepsinë’ e pushtetit se do të hani më lugë të artë! Pasi bleu votat me paratë e korrupsionit dhe kërcënoi votuesit me kriminelët, vodhi edhe për 4 vjet të tjera, i vetëm Shqipërinë e shqiptarët. Vazhdoi kanabizimin e vendit duke e kthyer Shqipërinë në Kolumbinë e Europës. Përfundimisht, pas 8 vitesh, Shqipëria rezultoi një vend i qeverisur nga oligarkia, duke u rrokullisur drejt rrënimit total, ekonomik, social e demokratik.

Kryeoligarku Rama me valixhet gati për t’u arratisur drejt Lindjes, dhe duke ndjerë dështimin e madh, ka filluar kërcënimet e ndërkombëtarëve, para disa ditësh sulmoi BE dhe kurse dje u tall me kërkesën e SHBA për të pastruar Kuvendin nga hajdutët e kriminelët

MANDATI I SHPORRJES DHE NDËSHKIMIT

Në 2021, jo vetëm s’ka asnjë shans për të fituar mandatin e III, por shqiptarët janë përgatitur masivisht për ta shporrur dhe ndëshkuar. Por sharlatani oligark i Surrelit po tenton të frikësojë shqiptarët me kërcënimin banal: Këtë radhë, do të shkoj drejt Lindjes se “fajin e ka Europa”. Duke mashtruar ndërkohë se “…këtë herë do të punojë për shqiptarët e Shqipërinë… por duke e orientuar vendin drejt Lindjes do të kemi vetëm të mira dhe asnjë kusht…”. Ndërkohë që mbetet mik i ngushtë e bashkëpunëtor i hajdutëve, kriminelëve e trafikantëve, nga politika, biznesi e media, me të cilët është në harmoni të plotë për të vazhduar grabitjen e pasurisë kombëtarë dhe varfërimin e qytetarëve. Duke u mburrur ndërkohë se “…asnjë prej tyre s’mund t’i bëjë asnjë presion…”; kjo mund të jetë e vërtetë derisa Ai është mik me ta dhe bashkëpunon ngushtësisht me ta për të grabitur vendin e varfëruar shqiptarët. Përfundimisht, rezulton i abandonuar nga shqiptarët e ndërkombëtarët pavarësisht se vazhdon për të shpëtuar lëkurën e tij të paguajë majmërisht lobistë të ndryshëm apo tenton të komprometojë zyrtarë të mjerë të disa organizmave ndërkombëtarë.

  1. Këtë radhë askush s’e beson më, as shqiptarët dhe as ndërkombëtarët. Madje të gjithë e urrejnë si zullumqar i babëzitur me pasuri të paligjshme prej qindra miliard euro! Duan ta shporrin si kryeoligark dhe mik të ngushtë të oligarkëve që ka kapur shtetin për fyti duke mbytur shpresën e shqiptarëve! Shqiptarët po organizohen për ta shporrur si mik e bashkëpunëtor të ngushtë oligarkisë që e ka kthyer Shqipërinë në vendin e krimit të organizuar dhe të mafias vendase e ndërkombëtare! Si armikun më të madh të shqiptarëve që po boshatis Shqipërinë duke i detyruar shqiptarët të emigrojnë. Si vrasësi i shpresës dhe të ardhmes së rinisë.

Si tradhtari që

  1. tentoi të hidhte në erë pavarësinë e Kosovës,
  2. ii) tentoi të ndryshonte kufijtë
  • iii) të shiste detin e territoret e Shqipërisë,
  1. iv) u përpoq ti fuste thikën pas shpine partnerëve strategjikë,
  2. v) po e i kthen shpinën Europës dhe po tallet me SHBA, duke e drejtuar vendin drejt Lindjes!