VIDEO/ Kryemadhi: LSI ka prioritet absolut, arsimin dhe punësimin e të rinjve

172
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale shkruan se LSI ka prioritet absolut, arsimin.

Kryemadhi thekson se e ardhmja e Shqipërisë bazohet tek arsimimi dhe më tej punësimi i rinisë.

Ajo shton se LSI ka një plan të qartë për të ndërlidhur arsimin me punësimin e të rinjve.

Postimi i plotë:

Investimi më i rëndësishëm që mund të bëjë shoqëria jonë për të sotmen dhe të ardhmen, është investimi në arsim.

Prandaj programi ynë bazohet mbi këtë themel solid që përgatit qytetarë të mirë, profesionistë që kanë besim tek Shqipëria dhe tek e ardhmja e saj.

#ShqipëriaShtëpiaJuaj