Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Vlorën nuk e lë, Durrësit i kam borxh!

166
Sigal

Nëse je më i fortë se në 2017, vendose emërin të shtatin në Vlorë! A ju kujtohet, se cilin numër mbante në listën e deputetëve në 2017 kryeministri Rama në Vlorë? Më duket se ishte i gjashti, në listën me tetë emëra. Po në listat e reja të zgjedhjeve të 25 prillit, cilin numër rendor do të mbajë Rama? Më 2017 tregoi forcë, se konkuronte me veten, pasi opozita ishte në “çadër”. Në 2021 është i tmerruar nga humbja, prandaj e ndryshoi Kushtetutën dhe hoqi koalicionet parazgjedhore. Me atë ndryshim kushtetues, në realitet, Rama i “shkriu” partitë politike dhe eleminoi të drejtën kushtetuese të subjekteve politike për të vetëvendosur, si do të marrin pjesë në procesin elektoral. E deformoi sistemin zgjedhor thelbësisht, duke i vendosur kandidatët për deputetë në kushte diskriminuese konkurimi. Ata që i dëshiron, i privilegjon, duke i emëruar brenda listës fituese të sistemit propocional. Të tjerët poshtë listës fituese, në realitet, janë në kushtet e sistemit maxhoritar. Vetvetes, Murrizit e Rudinës, që e mbështetën në ndryshimin e Kushtetutës, u dha edhe “bonus”, për të qenë në krye të listës në katër qarqe. Dje ai deklaroi se do të jetë në krye të dy qarqeve. Vlorën nuk e lë, Durresit i kam borxh, – tha filozofi surelist i së Drejtës. Po çfarë borxhi u ka kryeministri Durrësakëve? Apo kompenson ish kryebashkiakun, që është shpallur non grata nga Departmenti i Shtetit të SHBA? Nga tmerri që e ka mbërthyr filozofin tonë nga humbja e pushtetit, nuk përfilli as opinionin e Komisionit të Venecias, për të mos kandiduar asnjë person, në dy a më shumë qarqe, pasi deformohet parimi i barazisë së konkurimit.  Nëse është më i fortë se në 2017, përse nuk e vendos emërin e tij të shtatin në Vlorë? Sistemi zgjedhor me listat preferenciale në zgjedhje, është një tjetër “dhuratë” që “Rilindja” u ofron socialistëve. E gëzofshi vëllezër!