Prof. Dr. Kastriot Islami: “Diplomacia” korruptive e kanabisit

415
Sigal

Prof. Dr. Kastriot Islami

Ish-Ministër i Jashtëm

Synimi dhe mjetet e diplomacisë së kompromentimit

Synimi i kësaj diplomacie të aplikuar  nga vende me demokraci –fasadë,  është që përmes parave të pista dhe mjeteve korruptive,  të  kompromentojë  zyrtarë  shumë të lartë, punonjës  në poste të rëndësishme,  ambasadorë  të organizmave  kryesorë  ndërkombëtarë  të tillë si,  OSBE-ja, Këshilli i Europës,  Komisioni Europian, e tjerë,  por edhe nga vendë shumë të rëndësishme si, Britania, Gjermania, Italia,  Spanja, e tjerë,  për  të maskuar  sjelljet autoritare, korruptive dhe lidhjet me krimin  e  trafiqet, përmes  raporteve e qëndrimeve  të “sheqerosura” për qeverisjet e tyre anti-demokratike, kundër shtetit ligjor, korruptive e kriminale.  Mjetet e përdorura janë paratë e pista të korrupsionit e të trafiqeve të drogës, kurthet me femra të bukura, joshjet me ministre e deputete-barbi, dhuratat e shtrenjta, ftesat e paguara majmërisht në aktivitete  ndërkombëtare, pagesa qindra deri  miliona dollarëshe,  për pjesëmarrje në bordet e naftës, minierave të arit e gurëve të çmuar, e tjerë e tjerë… Në rrjetën e kësaj diplomacie  rezultojnë  figura të larta të vendeve kryesore të BE-së,  deri dhe ish-kryeministra të njohur  në hapësirën  europiane. (https://www.telegraph.co.uk/news/2016/04/23/tony-blairs-5m-deal-to-advise-kazakh-dictator/).

Diplomacia kompromentuese Shqiptare

Një formë alternative  e kësaj  diplomacie  është  Diplomacia e Kanabisit  e aplikuar në Shqipëri, ende e pa zbuluar me fakte e prova.  Me siguri do të ketë në të ardhmen e afërt një raport për këtë çështje, ku do të evidentohen me fakte e prova,  emrat e të gjithë zyrtarëve të lartë dhe ambasadorëve të gjendur  në kurthin e saj.  Shqipëria me ardhjen e Ramës në krye të qeverisë në vitin 2013,  filloi të  ngrinte një  “rregjim” oligarkik autoritar,  të korruptuar,  me lidhje të ngushta me individë  me  rekorde  kriminale dhe trafikantë  të drogës,  armëve e të qenieve njerzore.  Kjo qeverisje,  ndër të tjera, që në fillim e qëllimisht,  do të ngrinte një sistem korruptiv për të kompromentuar  ndërkombëtarët  që do të kishin lidhje me Shqipërinë.  Që do të hartonin raporte për Shqipërinë.  Kryesorët do të ishin këshilltarë  të mirëpaguar,  apo lobistë për të ngritur mekanizmin e maskimit  të qeverisjes,  oligarkike,  e të korruptuar. Që do të duhet të maskonin bëmat e kësaj qeverisjesje,  apo do të sheqerosnin  mangësitë,  apo pamjaftueshmëritë e saj. Kështu Rama,  ngriti  mekanzmin adekuat dhe aplikoi  Diplomacinë e Kanabisit, homologe  të  Diplomacisë së Havjarit. Diplomacia e Havjarit do të kishte të njëjtat synime, do të përdorte të njëjtat mjete dhe do të shënjestronte po ashtu,  zyrtarët e lartë të  Organizmave  Ndërkombëtarë, dhe të vendeve me peshë si,  dhe përfaqsues të tyre në Tiranë. Vetëm me  një ndryshim të vogël,  në vend të Havjarit do të  përdoreshin paratë  e pista  të fituara  nga  kultivimi i  kanabisit, pa përjashtuar paratë e pista të korrupsionit e trafikut  të drogave të forta. Kështu,  perms  Diplomacisë së Kanabisit,  do të tentohej të  kompromentoheshin  eurodeputetë  të  PE-së,  zyrtarë të lartë të KE-së  dhe përfaqsues të BE-së  në Tiranë, si dhe ambasadorë  të vendeve  kryesore  të akredituar  në Tiranë.  Për arritjen e këtyre  synimeve do të përdorej  arsenali i Diplomacisë së Havjarit, dhurata të shtrenjta, seanca orgjish, privilegje për biznese, favorizime për blerje vilash apo banesash, pagesa parash  kesh, deri edhe hijeshitë e ministreve, zv/ministreve dhe deputeteve  kukulla.

Fakte kokëforta nga diplomacia kompromentuese  Shqiptare

Kjo lloj diplomacie e kryer në Shqipëri është kamufluar me “sukses” deri më sot, ndonëse ka pasur zbulime të ndrojtuara që kërkojnë hetim konseguent e guxim për t’u bërë publike. Qytetarët shqiptarë ndajnë masivisht  opinionin se,  për të fshehur realitetin  në Shqipëri janë  kryer  veprime për  të kompromentuar, joshur, bërë favore,  apo dhënë rushfete disa ambasadorëve të huaj  në Tiranë,  zyrtarëve të lartë në  Bruksel  e kryeqytete  të tjera  të rëndësishme  të vendeve partnere.

Ekziston bindja e përgjithshme se përmes kësaj diplomacie:

I është arritur të sigurohet heshtja e shumë prej përfaqësuesve apo nëpunësve që duhet të dërgonin raporte në Bruksel, si edhe e zyrtarëve shumë të lartë a këshilltarë, që ndjekin zhvillimet në Shqipëri, apo janë hartues pranë mekanizmave,  ku formulohen vendime apo raporte për zhvillimet në Shqipëri;

II është siguruar heshtje vrastare për korrupsionin e qeverisë e të ministrave të qeverisë Rama;

III) janë mbyllur sytë e goja për për lidhjet e qeverisë me individë me rekorde kriminale apo futjen e tyre në parlament, në krye të bashkive kryesore dhe në poste kyçe të admnistratës;

IV) s’është thënë asnjë fjalë për kultivimin e kanabisit dhe trafiqet e drogave të forta;

V) janë penguar deklarata publike për lidhjet e Ramës apo ministrave të tij të brendshëm me klanet mafioze dhe me trafikantët e drogës;

VI është evidentuar mbështetje e heshtur për të gjithë emërimet në poste të rëndësishme të pinjollëve të diktaturës;

VII) janë prodhuar raportime të zbukuruara për arritjet mediokre të qeverisë,  ndërkohë që janë fshehur bëmat, zullumet e defektet e qeverisë Rama, jo vetëm përsa i përket qeverisjes por edhe tjetërsimit të rezultatit zgjedhor;

VIII) janë nxirrë veprimet e opozitës madje duke bërë propozime për njohjen zgjedhjeve edhe nëse Rama do t’i kryente ato pa praninë e opozitës;

VIIII) është vënë re heshtje për të gjithë veprimet e Ramës për të vënë nën kontroll të plotë institucionet e drejtësisë. Për të provuar të gjitha këto, ekziston  një fakt  kokëfortë:  raportet e sheqerosura për Shqipërinë  të hartuara  në  Bruksel  janë “grisur” mbi tre here,  nga drejtuesit e lartë  të Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës e tjerë,  kur është diskutuar vendimi për hapjen e negociatave.ë

 

https://112.international/politics/caviar-and-prostitutes-from-azerbaijan-what-we-found-out-from-the-pace-corruption-report-  

 

https://www.europeaninterest.eu/article/former-president-council-europe-accused-caviar-diplomacy/ ?

 

https://www.dw.com/en/azerbaijani-laundromat-brings-german-ex-politician-into-spotlight/a-