Prof. Dr. Elmaz Sherifi: SPAK dhe ambasadori i Anglisë!

165
Sigal

Lajm i mirë, se po “lëviz” SPAK, i cili dukej i përgjumur.Le të shpresojmë se do të marrë të gjitha përgjegjësitë ligjore e do të veprojë ashtu si nxit edhe ambasadorja Kim. Kryetari i këtij institucioni dje shkoi në Romë, për fillimin e hetimit të lidhjeve të mundshme të Organizatës Kriminale Ngragheta, me politikanë e biznesmenë shqiptarë.
Lajm i mirë është edhe “lëvizja” e ambasadorit të Anglisë. Dje edhe ai u takua me Kryetarin e KQZ dhe kërkoi zbatimin e standardeve demokratike në procesin elektoral.
Anglia historikisht ështe treguar indiferente ndaj Shqipërisë. Por, ajo u tregua shumë aktive për organizimin e Kongresit të Lushnjës dhe ishte vendi që kordinoi edhe faktorët për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në dhjetor 1920.
Ambasadori i Anglisë po flet, aq sa ka shqetësuar edhe atë, që nuk e “rruan” për ndërkombëtarët.