Meta tregon kundërshtitë me Ramën për Saimir Tahirin: Më tha që…

484
Kreu ne detyre i Kuvendit Ilir Meta nga studio e emisionit “Debati ne Channel One”, e gazetarit Roland Qafoku, duke iu përgjiugjur akuzës së Ramës se LSI nuk mban përgjegjësi për dështimet, por kërkon vetëm të përfitojë, Meta thotë se ai nuk mund të mbante përgjegjësi për Saimir Tahirin dhe drogën.
“LSI-ja nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi për gjërat që kanë shkuar keq gjatë qeverisjes”.
Absolutisht LSI-ja ka marrë të gjitha përgjegjësitë e saj. LSI-ja ka reflektuar. LSI-ja ka bërë edhe zëvendësime ministrash, madje edhe në funksione të tjera. Përgjegjësinë për drogën duhet ta mbajë Rama, nuk mund ta mbajë LSI-ja, sepse zgjedhja e Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme ka qenë një zgjedhje e tij personale, edhe pse ka pasur kundërshtime të mëdha edhe nga brenda nga PS-ja, por edhe unë i kam shprehur rezervat e mia atij dhe personit në fjalë.
Ia keni shprehur personalisht? Dhe çfarë ju ka thanë Rama?
Më ka thënë që ky është njeriu më i besuar, nuk kam njeri tjetër më të besuar. Përgjegjësinë për çështjen e drogës e ka Rama dhe askush tjetër dhe LSI-ja nuk ka asnjë lidhje.
Përgjegjësinë për futjen e shumë elementeve me rekorde kriminale në parlament e ka vetëm Rama dhe nuk ka asnjë përgjegjësi LSI-ja. Edhe një deputet që kishte LSI-ja që nuk e dinte se ishte me këto probleme, e kishte marrë Rama. Kjo është historia.
Tani për çfarë ka përgjegjësi LSI-ja? Për koncesionet? LSI-ja ka dy vjet që ka dorëzuar në parlament ligjin për koncesionet. Pse? Sepse është pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe nuk mund të jepen koncesionet fshehurazi, të jepen burimet natyrore të Shqipërisë fshehurazi, të jepen miliardë euro fshehurazi. Aty i kemi të ardhurat, nuk i kemi tek taksat e larta.
Pse nuk i keni kundërshtuar fort, z. Meta?
Mendoj se këto mesazhe janë dhënë në mënyrë të qartë për të gjithë ata që kuptojnë nga politika, por natyrisht që tani është momenti që të jenë edhe më të qarta, meqenëse zoti Rama thotë se LSI-ja nuk merr përgjegjësi dhe ai merr përgjegjësi. Nuk e di se për çfarë ka marrë përgjegjësi zoti Rama? Për zotin Rama gjithmonë përgjegjësinë e ka ose Berisha, ose Luli, ose LSI-ja. Pra, gjithmonë ai fajin do ta gjejë diku, asnjëherë nuk do ta gjejë te vetja e tij. Unë mendoj se kjo arrogancë e tij do të ndëshkohet në mënyrë të pandalshme më 25 qershor.
meta-rama-tahiri
Sigal