Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Në Shqipëri, ndërkombëtarët, po eksperimentojnë, legjislacionin kushtetues dhe atë institucional

508
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish ministër i PS-së

E njoh shumë mirë procesin e negociatave për ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, pasi kam qenë bashkëkryetar i Komisionit Zgjedhor në vitin 2003. Shqiptarët nuk mund të përftojnë nga marrëveshjet, nëse nuk ka zgjedhje të lira e demokratike.

Jakup B. GJOÇA

Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish ministër i PS-së dhe ish bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore në 2003, në intervistën për gazetën “Telegraf”, thekson se Shqipëria është vendi ku ndërkombëtarët eksperimentojnë legjislacionin kushtetues dhe atë institucional, me të ashtuquajtura reforma, sepse në Shqipëri institucionet janë formale, ose edhe të inkriminuara. Prof. Sherifi shprehet se marrëveshja nuk është Reformë Zgjedhore, pasi në këtë nuk përmbahen aspak rekomandimet e OSBE-së, ndërsa deformimi i vullnetit të zgjedhësve ka ardhur nga fakti dramatik i manipulimit të votave dhe trafikimi i votës. Prof. Sherifi i adreson kritikat edhe ndaj ambasadores Yuri Kim, dhe paralajmëron se ambasadorja po ndikon në rënien e mitit që shqiptarët kanë patur te SHBA-ja.

– Prof. Sherifi, ishte simbolikë, politike, që negociatat për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore u bënë në rezidencën e Ambasadores Kim? Cili është mesazhi që iu përcoll shqiptarëve?

-Shqipëria është bërë vendi ku ndërkombëtarët, pas vitit 2013 po eksperimentojnë, me legjislacionin kushtetues dhe atë institucional. Fillimisht, u eksperimentua me ndryshimin e Kushtetutës, për krijimin e institucioneve të reja e tepër të ndërlikuara për atë që konsiderohet Reforma në Drejtësi. Në asnjë vend demokratik, nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e miratuar me referendum, me ligje, që i miratonte e vazhdon t’i miratojë një trupë legjislative, e cila ka bërë një ligj për dekrimnalizimin e vetes. A mund të bëjnë ligje parlamentarët e vetëakuzuar? Vetëm në Shqipëri mund të ketë absurditete juridike, ashtu si mbledhja e një të ashtuquajturi Këshilli Politik, i cili nuk ekziston në asnjë ligj si i tillë, ka marrë kompetencat e Komisionit të Reformës Zgjedhore, dhe u “burgos” me urdhërin e ambasadores, në selinë e saj diplomatike, që të “gjejnë konsensusin” për ndryshimet ligjore. Me këto sjellje, qeveria e Ramës më 2020, ngjason me statusin e qeverisë së përkohshme të Ismail Qemalit në dhjetor 1913, kur ishte formale dhe funksionet i kryente KNK-ja, ashtu si sot trojka. Kjo është ofenduese dhe e turpshme për shqiptarët, por po vërteton, se në Shqipëri, institucionet politike e juridike janë formale dhe duhen rithemeluar sa më parë, nëpërmjet zgjedhjeve parlamentare dhe atyre vendore. Deformimi i vullnetit të zgjedhësve ka ardhur nga fakti dramatik i manipulimit të votave dhe trafikimi i votës, jo vetëm nga zgjedhësit e ” blerë”, por sipas meje, edhe nga komisionerët, të cilët, ose paguhen, ose shpërblehen me funksione në administratën shtetërore

– Si e deshifroni ju, deklaratën e Ambasadores Kim, se meritat i ka partia në pushtet, për arritjen e marrëveshjes së Reformës Zgjedhore?

– Nuk jam i befasuar nga deklaratat politike të ambasadores, që sipas meje, nuk është aspak në shinat diplomatike. Me deklaratat e njëanshmërisë, ajo po ndikon në rënien e mitit që shqiptarët kanë patur te SHBA-ja. Kryeministri ka deklaruar se nuk e njeh konsensusin politik. Ajo e lëvdonte për konsensusin e arritur! Ajo që nuk u zbatua nga marrëveshja e re zgjedhore, janë pikërisht rekomandimet e tyre. Rama insistonte në “zbatimin e rekomandimeve”, sepse i interesonte krijimi i komisioneve zgjedhore, me punonjës të administratës shtetërore, për t’i komanduar e shantazhuar

– Ambasadorët, sipas vetë deklaratave të tyre, në negociatat që kryen, u kërkuan mazhorancës dhe opozitës që të jepnin diçka nga vetja e tyre, për të mirën e shqiptarëve, për të arritur tek konsesusi. Çfarë dhanë partitë nga interesat e tyre dhe çfarë fituan shqiptarët nga kjo marrëveshje zgjedhore?

– E njoh shumë mirë procesin e negociatave për ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, pasi kam qenë bashkëkryetar i Komisionit Zgjedhor në vitin 2003. Shqiptarët nuk mund të përftojnë nga marrëveshjet, nëse nuk ka zgjedhje të lira e demokratike. Nuk shoh asnjë vullnet për të patur zgjedhje të lira e demokratike, sepse nuk ka pendesë për krimin elektoral në zgjedhjet parlamentare të 2017. Rama i humbi zgjedhjet në 2009 dhe ndryshoi statutin, që të jetë kryetar i përjetshëm. Është i lidhur fort me pushtetin, prandaj nuk e dëshiron një proces zgjedhor demokratik

Prof. Sherifi, nëse i referohemi raportit përfundimtar të OSBE/ ODIHR-it për zgjedhjet e 30 qershorit, cilat ishin ato rekomandime që dha OSBE-ja për Reformën Zgjedhore dhe sa u reflektuan këto në kompromisin që u arrit? Kryeministri Rama përsëriti shumë herë, që PS-ja i përmbahet vetëm rekomandimeve të OSBE-së?

– Më duhet ta them pa diplomaci. OSBE-ja dhe ODIHR-i kanë dështuar me rekomandimet formale. Ajo që nuk u zbatua nga marrëveshja e re zgjedhore, janë pikërisht rekomandimet e tyre. Rama insistonte në “zbatimin e rekomandimeve”, sepse i interesonte krijimi i komisioneve zgjedhore, me punonjës të administratës shtetërore, për t’i komanduar e shantazhuar, ashtu si ka dalë nga dosjet e famshme 339 dhe 184. Çuditërisht, edhe ambasadorja e SHBA-së, kërkonte që të mos kishte kërkesa jashtë rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-it. Ishte në të njëjtën “valë” me stacionin Rama, por dështuan.

Çdo zgjedhje parlamentare në Shqipëri është kryer sipas çdo reforme zgjedhore që u votua paraprakisht, sipas rekomandimeve që jep OSBE-ja. Dihet, që çdo rezultat zgjedhor është denoncuar nga pala humbëse. Ju, Prof. Sherifi, a mendoni se zgjedhjet parlamentare të radhës do të jenë të lira, të garantuara nga mos manipulimi i votës?

– Zhurma për ndryshimin e sistemit zgjedhor, fsheh “thembrën e Akilit”. Të gjitha sistemet zgjedhore janë provuar në Shqipëri. Ato të gjitha janë demokratike. Deformimi i vullnetit të zgjedhësve ka ardhur nga fakti dramatik i manipulimit të votave dhe trafikimi i votës, jo vetëm nga zgjedhësit e ” blerë”, por sipas meje, edhe nga komisionerët, të cilët, ose paguhen, ose shpërblehen me funksione në administratën shtetërore dhe ngjiten aq më lart, sa vota dhurojnë për partinë në pushtet. Nuk shoh asnjë vullnet për të patur zgjedhje të lira e demokratike, sepse nuk ka pendesë për krimin elektoral në zgjedhjet parlamentare të 2017, përkundrazi, ato konsiderohen më demokratiket e zhvilluara në Shqipëri. Nano e Berisha u larguan nga pushteti dhe dhanë dorëheqje edhe si kryetarë partie. Rama i humbi zgjedhjet në 2009 dhe ndryshoi statutin që të jetë kryetar i përjetshëm. Është i lidhur fort me pushtetin, prandaj nuk e dëshiron një proces zgjedhor demokratik. Ambasadorët e akredituar në Shqipëri janë aktivë e bëjnë politikë, sepse kanë dijeni, sa e kapur është klasa politike. Urdhërojnë e kërcënojnë publikisht, pasi institucionet politike dhe juridike në Shqipëri, janë shumë të dobëta e mjaft prej tyre, të inkriminuara

Prof. Sherifi, si e shpjegoni ju, këtë rol kaq aktiv të ambasadorëve të akredituar në Tiranë për këtë Reformë Zgjedhore, kur po këta me heshtjen e tyre, sponsorizuan zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, pa opozitën?

– Ambasadorët e akredituar në Shqipëri janë aktivë e bëjnë politikë, sepse kanë dijeni, sa e kapur është klasa politike. Urdhërojnë e kërcënojnë publikisht, e i “flasin derës, të dëgjojë pragu”, pasi institucionet politike dhe juridike në Shqipëri janë shumë të dobëta, e mjaft prej tyre të inkriminuara. Duke e konsideruar Shqipërinë, si vend të “Botës së Tretë”, shkojnë deri te marrëzitë e presioneve dhe pranojnë të ketë votime, në vend të zgjedhjeve, ashtu si ndodhi edhe qershorin e vitit të kaluar nga procesi, të cilit na i rikthyen Këshillat Popullore të Rretheve, si para 1990. Te ne shqiptarët ka një mbivlerësim për ambasadorët. Shumë prej tyre nuk kanë kulturën politike e juridike moderne, disa prej tyre edhe manipulohen. Qeveria e Ramës më 2020, ngjason me statusin e qeverisë së përkohëshme të Ismail Qemalit në dhjetor 1913, kur ishte formale. Në Shqipëri, institucionet politike e juridike janë formale dhe duhen rithemeluar sa më parë, nëpërmjet zgjedhjeve parlamentare dhe atyre vendore

A duhet të pranojmë, se arritja e kompromisit politik të Reformës Zgjedhore, amnistoi edhe krimet zgjedhore të dosjeve penale 339 dhe 184 të Prokurorisë?

– Mendoj se pjesa e shoqërisë, që e njohin politikën dhe diplomacinë, e kanë kuptuar, se intensifikimi angazhimeve, nuk lidhej me Reformën Zgjedhore, pasi, vetëm ajo nuk po ndodh. Gjithçka, sipas meje, lidhet me plotësimin e kushteve të vendosura nga Këshilli i Ministrave të BE-së, ku një prej tyre, është kryerja e Reformës Zgjedhore me konsensus. Por, konsensusi ende mungon. Është firmosur një projekt, që i ka lënë në heshtje edhe shumë kushte të tjera, si krijimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Hetimi i procesit zgjedhor të qershorit 2019, e të tjera kushte që po shtohen. Krimet mund të harrohen, por krimi elektoral nuk mund të amnistohet.