Me paterica, Madonna befasoi fansat ndërsa iu bashkua protestës ‘Black Lives Matter’ në Londër

294
Sigal

Madonna ka habitur të gjithë me paraqitjen e saj në protestën “Black Lives Matter”.

Ajo u shfaq me paterica duke iu bashkuar personave tjerë të famshëm përfshirë këtu, Anthony Joshua dhe Boris Becker.

Image

Këngëtarja u bashkua në protestën e organizuar në Londër të shtunën, teksa po vuan nga një dëmtim i gjurit që nga turneu në tetor të vitit të kaluar.

Ndërkohë, Madonna gjatë protestës kishte veshur një bluzë të firmës ‘Nike’ me mbishkrimin “Black Lives Matter” dhe kishte vënë një palë syze dielli të mëdha.

Image

Disa fansa ndanë video të superyllit gjersa po bërtiste: “Pa drejtësi nuk ka paqe”, përkrah qindra protestuesve. “Mbretëresha Madonna në protestën e Black Lives Matter sot në Londër! Gjithmonë në anën e duhur të historisë”, shkroi një fans i saj.