Presidenti Meta: Virusi u shfrytëzua pabesisht për shkeljen e të drejtave të njeriut

212
Sigal

Presidenti Ilir Meta shprehet se pandemia e koronavirusit dëmtoi dhe parimet kryesore demokratike dhe të drejtat e njeriut. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i shtetit deklaron se, “Përpjekjet e Qeverisë për të shkatërruar demokracinë dhe kapur institucionet e pavarura nuk u kursyen as gjatë kësaj kohe, duke kulmuar me dhunë policore shproporcionale ndaj qytetarëve, shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar dhe miratimin e të tjera koncensioneve dhe akteve antikushtetuese, që cenojnë interesin publik e kombëtar”.

Në mesazhin e tij, Presidenti u bën thirrje qytetarëve që më 25 prill të shprehen me votë për ndarjen nga kjo epokë e errët e dhunimit të demokracisë dhe degradimit të shtetit ligjor.

Mesazhi i plotë i kreut të shtetit, Ilir Meta:

COVID-19 jo vetëm i thelloi pabarazitë në vend, por u shfrytëzua pabesisht edhe për shkeljen dhe cenimin e të drejtave të qytetarëve për motive, që nuk kishin asnjë lidhje me pandeminë. Përpjekjet e Qeverisë për të shkatërruar demokracinë dhe kapur institucionet e pavarura nuk u kursyen as gjatë kësaj kohe, duke kulmuar me dhunë policore shproporcionale ndaj qytetarëve, shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar dhe miratimin e të tjera koncensioneve dhe akteve antikushtetuese, që cenojnë interesin publik e kombëtar.
Duke e përshëndetur mesazhin e Komisioneres për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç bashkëndaj të njëjtin qëndrim se ky duhet të jetë viti për t’i thënë NDAL shkeljes së të drejtave të njeriut. Me referendumin historik të 25 prillit, qytetarët shqiptarë kanë mundësinë të ndahen nga kjo epokë e errët e dhunimit të demokracisë dhe degradimit të shtetit ligjor.
PRANVERA SHQIPTARE PO VJEN!”.