NASA bën zbulimin e pabesueshëm dhe nis kërkimet për ekzistencën e jetës në Mars (VIDEO)

320
Sigal

NASA do të fillojë një kërkim për shenja të jetës së lashtë në Mars, por kërkimi i ri le të kuptohet për prespektivën e jetës aktuale në Planetin e Kuq.

Shkencëtarët planetarë nga Universiteti Shtetëror i Arizonës analizuan imazhet nga sipërfaqja e Marsit të marra nga Orbiteri i NASA-s Mars Reconnaissance.

VIDEO/ NASA bën zbulimin e pabesueshëm dhe nis kërkimet për

Brenda atyre imazheve, autorët e studimit, Aditya Khuller dhe Philip Christensen, gjetën prova që tregojnë ekzistencën e akullit, në një gjerësi të ulët.

Kjo është domethënëse, tha Khuller, pasi akulli në Mars shkrihet kur është në gjerësitë më të ulëta, ku është edhe më i ngrohtë, duke shtuar se mund të ketë ujë të lëngshëm të qëndrueshëm ‘brenda akullit’.

Ndërsa kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka jetë brenda këtij uji të lëngshëm, do të ishte vendi më i mirë për të gjetur jetën e mbijetuar në Mars sot, shpjeguan autorët.

“Mund të ketë sasi të vogla të ujit të lëngshëm të qëndrueshëm që prodhohen brenda akullit në këto vende të grykave edhe sot,” tha Khuller për MailOnline.

VIDEO/ NASA bën zbulimin e pabesueshëm dhe nis kërkimet për

Ai shtoi se këto ‘do të ishin vendet më të mira për çdo jetë të mbijetuar në Mars’.

‘Nëse ka ndonjë jetë apo jo nuk është e mundur të thuhet bazuar në të dhënat që kemi aktualisht.’, tha ai.

‘Ne e kemi ditur që Marsi ka akull për një kohë”, tha autori kryesor Khuller

“Por kjo është hera e parë që e shohim atë afër ekuatorit në vendet ku mund të shkrihet”, shtoi ai.