Veshur me të zeza dhe me kapuç, zbulohen lëvizjet e autorit që i zuri pritë Sofisë në mes të Tiranës

257
Sigal

Atentatet në Shqipëri kanë nisur të marrin gjithnjë e më shumë përmasa të frikshme. Në mes të Tiranës, në një orë ku të gjithë njerëzit lëvizin për të shkuar në punë, një person u ekzekutua me armë në trotuar.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë lidhur me aktin e rëndë.

Autori ka qenë i veshur me rroba të errëta, në kokë mbante një kapuç dhe në fytyrë kishte maskë anti Covid.

Pasi krye krimin, autori është larguar në drejtim të një rrugice, pranë rrugës së Elbasanit. Gjatë kësaj kohe ka pasur prezencë të efektivëve të policisë rrugore për të menaxhuar trafikun.