Prof.Dr. Elmaz Sherifi: Krimi,droga dhe KÇK

952
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Krimi krimi, droga droga dhe KCK!

Për të mohuar kritikat mbi krimin dhe drogën kryeministri recitonte kudo me qesëndi refrenin “krimi krimi droga droga”. Por një ditë harroi çfarë kishte recituar dhe nxorri nga “furra kryeministrore” aktin normativ “Anti KCK”, një sjellje politike që vërtetonte se krimi dhe droga i kishte “zënë frymën” shqiptarëve! Sepse akti normativ me fuqinë e ligjit del vetëm në kushtet e nevojës dhe emergjencës. Problemi dytë që e bëri problematik Aktin normativ me fuqinë e ligjit është se Kuvendi, që është i mbledhur, as e ka në axhende diskutimin e tij, duke vërtetuar sa formal është pushteti legjislativ në Shqipëri dhe si komandohet nga Pushteti Ekzekutiv. Problemi i tretë i Aktit Normativ është se po vërteton se ai, nuk ka të bëjë aspak me atë që pretendonte me “emergjencën” dhe sikur kishte si qëllim futjen në burg të gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar. Sepse duket që OFL i’u ështëturrur makinave luksoze dhe disa pronave të kontigjeneve të inkriminuar e të “larë nga mëkatet” më parë, disa edhe të punësuar në administratë. Atëhere çfarë mbeti nga kënga “KÇK”? Duket sikur akti normativ ka qëllim reabilitimin e të “inkriminuarve”, të cilët mund të vendosin edhe kandidaturat për deputetë e këshilltarë në zgjedhjet e ardhshme dhe për t’i zhbërë ligjet e “Reformës në Drejtësi”. Të gjithë personat e akuzuar dhe të cilëve po u merren pronat, në fund do të gjykohen nga KÇK! Dështimi i Aktit Normativ po vëzhgohet nga shqiptarët. Këtë punë duhej ta bënin strukturat shtetërore, sipas ligjeve në fuqi. Për ta bërë këtë “spektakël” nuk kishte nevojë për Anti KÇK!