Prof.Dr.Elmaz Sherifi: I foli Arbenit, të dëgjojë Rama!

204
Sigal

Ambasadorja foli me zv/kryeministrin më të akuzuar për korrupsion, që qeveria e Ramës, ta luftojë me të vërtetë korrupsionin.

Deklaratë diplomatike!!!

Ambasadorja mund të priste kthimin e Ramës nga Suedia, për t’ia transmentuar drejtëpërdrejtë shqetësimin që kanë SHBA, se lufta ndaj korrupsionit dhe Refoma në drejtësi duhen marrë seriozisht. Pra me gjuhë diplomatike ajo shprehu shqetësimin, se ato deri tani, nuk kanë qenë aq serioze, sa janë thënë më parë edhe nga vetë Kim. Përse ambasadorja  ka ndryshuar qëndrim në lidhje me mazhorancën pas fitimit të mandatit të tretë ? Disa ditë më parë ajo edhe qeverisjen në mandatit e dytë e quajti mediokre. Mos ndoshta ky vlerësim, nuk i ka i ka pëlqyer Ramës, që Kim i dërgon mesazhet nëpërmjet Arbenit, ashtu si thotë populli , “I flet derës, të dëgjojë dritarja” !