Edmond Spaho: Lul, boll me dëbime, nis me internime dhe pushkatime!

301
Sigal

 

Një nga figurat më të njohura të Partisë Demokratike, deputeti Edmond Spaho, i cili është pozicionuar së fundmi hapur pro lëvizjes “Foltorja” të iniciuar nga Sali Berisha, ka bërë një reagim cinik ndaj shkarkimit të Flamur Nokës prej Lulzim Bashës.Spaho në faqen e tij në Facebook, i bën thirrje Lulzim Bashës që të ndalet me shkarkime e të fillojë me internime, e pastaj mund të nis edhe me pushkatime, njësoj si Enver Hoxha. Gjithsesi sipas deputetit të Korçës, Luli nuk e bën dot Enverin, sepse është shumë qesharak dhe i mjerë.“Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani.  Bjeru deputetëve si në ’45-ën. Po ndonjë pushkatim, nuk do bëjmë? Nuk e bën dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjerë. Po të mblidhet litari, Lul, po të mblidhet”, ka shkruar Spaho sot.Kujtojmë se mbrëmë natën vonë, Lulzim Basha, pa mbledhur asnjë forum, mori vendimin personal, për të shkarkuar nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë në parlament Flamur Nokën dhe e paralajmëroi njëkohësisht, për përjashtim nga grupi parlamentar i PD-së. Noka së fundmi, përveçse ka qenë mjaft aktive me “Foltorja”, ka qenë edhe një zë i fortë kundër kryetarit Bashan në mbledhjet e kryesisë së partisë.