Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në aksin Fushë Krujë-Kamëz, humb jetën drejtuesi 43-vjeçar (Emri)

234
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz mëngjesin e sotëm. Një mjet tip “Honda” është përplasur me një kolonë betoni në vendin e quajtur Ura e Tapizës, e si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë 43-vjeçari Emri Cani.

Raportohet se viktima ka qenë i vetëm në makinë në momentin që ka ndodhur aksidenti i rëndë.

  • foto galeri

Informacion paraprak
Më datë 15.10.2021, rreth orës 05:17, në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, një mjet me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.