Prof. Dr. Edmond Panariti: Pa ujë dhe me diare

530
Sigal

Nga Edmond Panariti:

Pa ujë dhe me diare! Kriza e ujit, çoi gati në shpërthim epidemik të gastroenteritit infektiv në Tiranë. Edhe pse i lidhur qartësisht me ujin, ky gastroenterit mbeti pa emër dhe pa shkaktar…. Njerëzit e infektuar, e shtynë si e shtynë, me serume e paracetamol në urgjencë dhe në shtëpi pa zbuluar shkakun dhe shkaktarin e sëmundjes. Rreziku mbetet aty, i panjohur, i fshehur dhe kërcënues. Nuk dihet burimi, sepse ai nuk u zbulua! Sepse nuk u krye asnjë analizë e besueshme laboratorike! Sepse ndërkohë që arrijmë të “zbulojmë” salmonelat në mishin e Kanadasë dhe Brazilit, salmonelat apo të ngjashmet me to nuk i gjejmë dot në ujin e pijshëm të qytetit … edhe pse infeksioni nga ky ujë çon në urgjencë brenda ditës 300 veta.. Dhe për të mos e lënë pa emër, shpërthimin infektiv e quajtëm “virozë të stinës” e cila çuditërisht këtë verë zgjodhi Tiranën, por jo Korçën, Prishtinën, Shkupin dhe Selanikun..