Ja një e keqe edhe më e madhe fshihet pas mizerabilitetit të 14 majit, çfarë ka ndodhur dhe ndodh çdo ditë në shoqërinë dhe politikën shqiptare e pse është fatale për vendin
Prof. Dr. Besnik Gjongecaj
Ish-ministër i Arsimit
“Individët me personalitet të dyfishtë shumëfishohen në një shoqëri imorale, atje ku standardet kanë rënë dhe rregulli mbahet përmes frikës dhe kërcënimit të urisë. Vendi ku jetojmë, Shqipëria, është bërë perfeksionisht i tillë. Mas-monstra e krijuar i ka marrë frymën pushteteve kryesore të shoqërisë shqiptare si dhe institucioneve që përcaktojnë standardin e shërbimit qytetar të vendit.”

Veçanërisht zgjedhjet e fundit, madje pse veçanërisht ishin mizerabël, arritën të nxjerrin në dritë një nga anët më të errëta të shoqërisë shqiptare. Duket si paradoksiale, por nuk është. Jo rrallë herë në botën ku jetojmë është dashur të pllakosë një e keqe për të zbuluar një të keqe edhe më të madhe, edhe më të zezë, edhe më mizerabël, edhe më tragjike. Madje, përtë zbuluarpjellën e të zezave që deri atë ditë askush nuk e shihte. Një e keqe edhe më e madhefshihet pas mizerabilitetit të 14 majit. Një e keqe e formuar për një kohë të gjatë, në heshtje, pa pushim dhe pa u vënë re në të njëjtën kohë, në një fshehtësi të pashpjegueshme dhepërmes njëshumëzimi jasht kontrollit të individëve me personalitet të dyfishtënë shoqërinë shqiptare, brenda organizmit të saj. Ajo që ka ndodhur dhe ndodh çdo ditë në shoqërinë dhe politikën shqiptare ështëpothuajse fatale për vendin. Njerëzit me personalitet të dyfishtë, tëshumëfishtë, ashtu si qelizat kancerogjene shumëzohen në mënyrë të pakontrolluar, janë shtuar aq sa tashmë kanë formuar një masëmonstër brenda trupit të Shqipërisë dhe shtetit shqiptar. Energjia e shpenzuar nga njerëzit e thjeshtë të këtij vendi përthithet prej kësaj mas –monstër shumë më tepër se ç’përthithet prej trupit të shoqërisëdhe në përputhje me interesin publik. Çdo gjë funksionon sipas teorisë së kancerit në një trup të gjallë. Një masë njerëzish me personalitet të dyfishtë, shumëfishtë, që kanë pushtuar dhe përdorin përditë institucionet e qeverisë dhe shtetit shqiptarnë interesin e tyre privat dhe Shqipëria e verdhë dyllë që mezi qëndron në këmbë.
“Individë me personalitet të dyfishtë janë drejtorë ndërmarrjesh, ministra dhe zëvendësues, apo drejtorënë administratën publike;ata gjenden në pikat më të ndjeshme (nevralgjike) të sistemit të drejtësisë; mbajnë shtyllën “dhjamore” të gjasme parlamentit të këtij vendi; drejtojnë universitete ,janë zotërues fondesh dhe korrupsion spitale të tëra në një luftë ku jeta vjen pas parasë”
01-
Individët me personalitet të dyfishtë kanë njëvirulencë të jashtëzakonshme vetëm e vetëm sepse nuk kanë identitet. Mungesa e identitetit i depersonalizon dhe prandaj i bën të aftë të lëpijnë atë që kanë pështyrë me një lehtësi që të ndjell krupë, të shkakton pështirosje. Ata ndryshojnë bindjet, besimin, perceptimet, madje edhe mënyrën se si flasin, si përdridhen, si sërviren, si korruptojnë; dhe këtë e bëjnë menjëherë sapo ndërrojnëshefin apo partinë të cilës do t’i përkasin në ditët që vijnë. Sigurisht, pa harruar për asnjë çast se janë gjithmonë gati për t’u rikthyer te prapanica e mëparshme, për ta lëpirë atë me të njëjtin zell që e kanë lëpirë më parë, Për t’u rikthyer te të gjitha prapanicat dhe te të gjitha format e lëpirjes të shpikura deri më sot. Madje, ata shkojnë edhe më tej në imagjinatën e tyre: për të lëpirë të gjitha prapanicat që ende nuk janë krijuar, apo që do të bëhen të lëpirshme në të ardhmen.
Veç e veç individët me personalitet të dyfishtë i takojmë përditë dhe po përditë i neglizhojmë, i harrojmë pas pak minutash pa menduar gjatë se ata mbeten aty, nuk ikin, madje, nëse e keni vënë re, as nuk emigrojnë. Pa menduar gjatë se ne vërtet mund t’i harrojmë, por janë ata që nuk na harrojnë. Ata nuk harrojnë vetenmbi të gjitha, njëri tjetrin, përkundrazi. Sipas nje elektromanjetike që prodhon sinjale të pa kapshme nga qytetarët e thjeshtë, ata lenë takime me njëri tjetrin, organizojnë darka dhe konferenca njëkohësisht dhe nuk pushojnë kurrë së afruari sëbashku për të formuar një të tërë, një masë që shpejt fillon e funksionon në kundërshtim me interesat e shoqërisë dhe që rritet e rritet vazhdimisht duke thithur nga shoqëria shqiptare ato burime dhe mjete pa të cilat ajo nuk do të mund të mbetej në këmbë.
“Edhe fermerët e zonës së z. Braçe ta ngulin mirë në mendje, personalitetin e dytë e fusin në një pus të thellë dhe sa edhe vetë kujtojnë se e kanë harruar.Ata nuk bëhen pjesë e dukshme e qeverisjes, , por janë vazhdimisht në negociata me të për të angazhuar mbesat, nipat, burrat, gratë, komshiun apo komshien që nganjëherë koincidojnë edhe me dashnorin apo dashnoren.”
02-
Në kuptimin më realist, individët me personalitet të dyfishtë shumëfishohen në një shoqëri imorale, atje ku standardet kanë rënë dhe rregulli mbahet përmes frikës dhe kërcënimit të urisë. Vendi ku jetojmë, Shqipëria, është bërë perfeksionisht i tillë. Mas-monstra e krijuar prej individëve me personalitet të dyfishtëi është ngjitur institucioneve (organeve) jetike të shoqërisë shqiptare dhe kontrollon gati plotësisht funksionimin e tyre. Ajo i ka marrë frymën pushteteve kryesore të shoqërisë shqiptare si dhe institucioneve që përcaktojnë standardin e shërbimit qytetar të vendit.
Individë me personalitet të dyfishtë janë drejtorë ndërmarrjesh, ministra dhe zëvendësues, apo drejtorënë administratën publike;ata gjenden në pikat më të ndjeshme (nevralgjike) të sistemit të drejtësisë; mbajnë shtyllën “dhjamore” të gjasme parlamentit të këtij vendi; drejtojnë universitete, japin lajme për gjasme suksese në kërkimin shkencor dhe fshehin me kujdes injorancën, që gjithsesi e kanë të shkruar në ballë; të zhytur në një mjerim të padëgjuar intelektual drejtojnë akademi shkencash dhe formulojnë lajmërime konferencash me të njëjtin stil si lajmërime vdekjesh; fundosin në pasiguri dhe korrupsion spitale të tëra në një luftë ku jeta vjen pas parasë; janë zotërues fondesh tëcilëve askush nuk iu përcakton dot as madhësinë dhe as destinacionin, madje, dhe kjo është veçanërisht intriguese, as origjinën e tyre.
Gjithsesi, këta janë vetëm ata që duken. Ata që nuk duken, por njësoj si këta janë individë me personalitet të dyfishtë dhe po njësoj e në mënyrë të pakontrolluar shumëfishohen, janë edhe pjesa më malinje e kësaj mas-monstre. Nëse kanë dy personalitete, njërin prej tyre ata e ruajnë gjithmonë në gjendje reçezive, të padeklaruar, jo publik dhe si të tillë krijojnë përshtypjen që ata kanë vetëm një personalitet, ose që është e njëta gjë, janë individë me identitet. Nga ana tjetër, ata bëjnëç’është e mundur ta paraqesin sa më të dukshëm personalitetin që kanë vendosur ta bëjnë publik, ashtu sikundër bëjnë të pamundurën ta mbajnë sa më të fshehtë personalitetin që kanë vendosur të mos e shfaqin.
Ndërsa personalitetin e parë pëlcasin deri sa e bëjnë aq publik saqë edhe fermerët e zonës së z. Braçe ta ngulin mirë në mendje, personalitetin e dytë e fusin në një pus të thellë dhe aq të errët sa edhe vetë kujtojnë se e kanë harruar.Ata nuk bëhen pjesë e dukshme e qeverisjes, të asnjë niveli, madje as e shtetit, por janë vazhdimisht në negociata me të për të angazhuar mbesat, nipat, burrat, gratë, komshiun apo komshien që nganjëherë koincidojnë edhe me dashnorin apo dashnoren. Ka kohë që individë të tillë i kanë zënë frymën Partisë Demokratike. Njëri prej tyre, më tipiku në fakt, pra fyelli që drejtoi PD për nëntë vitet e fundit, megjithatë, e theu këtë rregull, sepse, ndërsa i mëshonte personalitetit publik të besnikërisë ndaj PD dhe të udhëheqjes së saj pa kompromis, në një natë të errët bëri publik personalitetin e dytë, atë të fëlliqtin, që e ruante me kujdes të mos dallohej nga demokratët dhe duke e përdorur si thikë hajdutësh ndau pushtetin me kryeministrin hokatar të vendit. Historia do ta shpërblejë, gjithsesi. Ajo, me siguri, do ta vendosë atënë honin më të ulët të poshtërsisë njerëzore. Individin më malinj të mas-monstrës që po mbyt Shqipërinë.

“Sipas stilit të 80 lekshave të dikurshëm, patronazhistëve të sotëm, apo të individëve në administratën e vendit që janë profesionalisht më të përgatitur se kurrë ndonjëherë për të formuluar vetëm gjysëm të vërteta, kjo parti ka bllokuar funksionimin e demokracisë në vend dhe i ka vendosur shqiptarët nën peshën e rëndë të frikës dhe urisë, PSpo përgatitet tëfitojë edhe zgjedhjet e ardhshme, edhe të gjitha zgjedhjet, çka do ta bëjë fakt Rikthimin e tij edhe një herë në një sistem totalitar.”
03-
Është në bindjen time më të thellë qëshumëfishimi i pakontrolluar i individëve me personalitet të dyfishtë, shumëfishtë, është kthyer nënjë kërcënim të madh për Shqipërinë në radhë të parë, por edhe për Partinë Demokratike në radhë të dytë, për të cilën është njëkërcënim që nëse nuk përballet do të trondisë rëndshëm themelin e saj. Po kaq i bindur jam që e kundërta është e vërtetë për Partinë Socialiste dhe faktet politike të kohëve të fundit, veçanërisht zgjedhjet lokale të 14 majit, e dëshmuan këtë.Sado e çuditshme të duket, individët me personalitet të dyfishtëjanë jetikë për PS. Ata janë si oksigjeni sepse e energjizojnë atë. Përmes tyre, sipas stilit të 80 lekshave të dikurshëm, patronazhistëve të sotëm, apo të individëve në administratën e vendit që janë profesionalisht më të përgatitur se kurrë ndonjëherë për të formuluar vetëm gjysëm të vërteta dhe për të mos thënë kurrë të vërtetën lakuriqe, kjo parti ka bllokuar funksionimin e demokracisë në vend dhe i ka vendosur shqiptarët nën peshën e rëndë të frikës dhe urisë. Duke shpërndarë frikë dhe kërcënimin e copës së bukës anë e mbanë vendit, PSpo përgatitet tëfitojë edhe zgjedhjet e ardhshme, edhe të gjitha zgjedhjet, çka do ta bëjë fakt edhe ndryshimin politik të vendit. Rikthimin e tij edhe një herë në një sistem totalitar.
“Në kohën që jetojmë, forca e vetme politike që mund ta ndalë rivendosjen e totalitarizmit në Shqipëri është PD, qartësisht. Mas-monstra e lidhur me administratën e vendit mund të luftohet, kurrë nuk mund të jetë e suksesshme përpjekja e vetëm një personi, sado i jashtzakonshëm që mund të jetë ai, pra, qoftë ky edhe z. Berisha. Njerëz të opozitës duhet të angazhohen personalisht dhe me denoncimin të fakteve kompromentuese. Ndërsa të sulmosh z. Rama pa kryer demaskimin e njerëzve pa identitet të administratës së tij, është një mision i pamundur.”
04-
Në kohën që jetojmë, forca e vetme politike që mund ta ndalë rivendosjen e totalitarizmit në Shqipëriështë Partia Demokratike, qartësisht. Por, dhe kjo hyn në ato të vërteta që janë të pakundërshtueshme, Partia Demokratike mund ta ndalë procesin e degradimit politik të vendit vetëm nëse, sëpari, shpall qartësisht angazhimin për tretjen apo eleminimin e mas-monstrës të krijuar nga shumëfishimi i pakontrolluar i individëve me personalitet të dyfishtë dhe sëdyti, shkëputvetveten prej saj. Në këtë pikpamje, për Partinë Demokratike duhet të jetë kristal e qartëse individët pa identitet nuk do të mund të jenë në asnjë rrethanë aleatë apo mbështetës të saj. Se ata nuk kane dhe as do te kene shprese të aplikojnë personalitetin e tyre tëdytë. Nëse merr një votë prej tyre, për shkak të shëmtisë që këta individë e kanë të shkruar në ballë, PD humb të paktën dhjetë vota shqiptarësh, madje edhe më shumë nëse votat vijnë nga elektorati gri. Po kaq sfidues është identifikimi i tyre (e vështirë kur mendon që mund të identifikosh individë pa identitet) por edhe si mund t’i luftosh ata. E gjitha kjo nuk mund të bëhet sipas stilit të ndjekur deri sot. Përkundrazi. Deri më sot PD e ka mbështetur fushatën vetëm te z. Berisha ndërsa “tytën” e potencialit të saj kritikues, me përjashtime të rralla, ia ka drejtuar vetëm z. Rama. Kjo duhet të ndryshojë në të ardhmen. Mas-monstra e lidhur me administratën e vendit mund të luftohet vetëm masivisht dhe kurrë nuk mund të jetë e suksesshme përpjekja e vetëm një personi, sado i jashtzakonshëm që mund të jetë ai, pra, qoftë ky edhe z. Berisha. Sigurisht, z. Berisha do të duhet të qëndrojë në ballë të aksionit politik të opozitës, por e gjithë kjo merr vlerë konkrete kur shoqërohet gjerësisht me angazhimin masiv dhe publik të krejt opozitarëve. Njerëz të opozitës me afëri apo simetri eksperiencash do të duhet të angazhohen personalisht në identifikimin e individëve me personalitet te dyfishtë që punojnë kudo në administratën dhe institucionet e vendit dhe me denoncimin publik ose jo të fakteve kompromentuese që shoqërojnë sejcilin prej tyre. Ndërsa të sulmosh z. Rama pa kryer demaskimin e njerëzve pa identitet të administratës së tij, është një mision i pamundur. Thjesht, edhe për një arsye tjetër. Ka kohë qëz. Rama ka filluar t’i ngjajë gjithmonë e më shumë virusit të sidës, problemi më i madh i të cilit për studjuesit është kapja dhe izolimi i tij. Ka kohë që kryeministri i vendit është shndërruar në një kryeministër hokatar, i cili, paradoksialisht, i bën shakatë jo për të qeshur, por për të mbuluar gënjeshtrat që thotë pa pushim. Ka kohë që ai nuk thotë kurrë të vërtetën dhe që menjëherë, sapo i vërtetohet gënjeshtra e radhës, ka fabrikuar tjetrën. Prandaj, e gjitha kjo e bën të pamundur luftën ndaj tij sipas një stili klasik dhe serioz. Aq më shumë edhe pse ky kryeministër vetëm sa i krijon hapësirë mas-monstrës në trupin e shtetit, por është mas-monstra ajo që e ushqen dhe e mban gjallë këtë kryeministër.
05-
Angazhimi masiv i opozitarëve në beteja politike do të çojë me siguri jo vetëm në rrëzimin e qeverisë dhe “qesharakut” të saj, por edhe në vetëpastrimin e opozitës nga individët me personalitet të dyfishtë,të cilët, fatkeqësisht, karakterizohen edhe si më virulentët. Ata nuk i ke vetëm në PD, por edhe rreth e rrotull nëpër Shqipëri duke luajtur fëlliqsisht me mandatin e përfaqsimit të saj. Por, e gjithë kjo e ka edhe një të mirë. Njerëzit me personalitet të dyfishtë nuk janë luftëtarë, ata bëjnë sikur janë. Ja pse angazhimi masiv i opozitarëvenë beteja politike do t’i detyrojë ata qëtë tërhiqen, të shmangen, mënjanohen. Do t’i nxjerrë zbuluar njerëzit me personalitet të dyfishtë në radhët e demokratëve dhe do të hedhë dritë mbi opozitarët e vërtetë.






















