Prof. Dr. Arben Malaj: Koha për dorëheqje e Arben Ahmetaj!

635
Sigal

Nga Prof. Dr. ARBEN MALAJ

Ish-ministër i Financave

Është koha për dorëheqje. Kjo ishte përgjigjia dashamirëse që u ktheva sot disa kolegëve që më pyesnin lidhur me z. Ahmetaj. Ministri që pretendon të manaxhojë 1.8 miliardw borxhe që do të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë,  rezulton të jetë mik me biznesmenë që akuzohen brenda dhe jashtë vendit,  për skandale korruptive. Ata janë përfitues të kontratave qindra milionë euro nga qeveria Rama në Shqipëri,  në një nga fushat preferenciale të mafiozëve, përpunimin e mbetjeve. Aq miqësi ka ministri Ahmetaj me këta të akuzuar,  sa në aksidentin e qershorit 2017 pas udhëtimit për turizëm “kulturor” në Rumani,  sipas dëshmimtarëve që i nxorrën nga makina bashkë me të ishin edhe dy të shumë akuzuarit për korrupsion, por lista e plotë e të plagosurve dhe të shtruarëve në spitalin e Tetovës, nuk u bë publike. Kur ndonjë kolegu i sugjeron dorëheqjen,  ata armiqëson me ju, por kur më vonë ju rezulton më keq,  ata ankohen se shefat e tyre i kanë  keq-përdorur  deri në palcë. Ministri e ka akoma një mundësi t’i shërbejë vetes, familjes dhe vendit të tij – të fitojë statusin e të penduarit- jo thjesht për të shpëtuar vetveten. Ahmetaj e kupton më mirë në anglisht rastin e miliarderit amerikan Jeffrey Epstein, që ju shërbeu  me “turizëm seksual”,  shumë njerëzve të plotëfuqishëm, të cilët e braktisën, deri sa ai preferoi “vetvrasjen”. Statusi i të penduarit të jep edhe mbrojtje fizike, pasi për këdo që ka shërbyer për korrupsion e kapje shteti, – vjen një moment, që të fortët që e kanë keq përdorur mund t’i rrezikojnë edhe jetën. Le të shpresojmë që ata që pretendojnë se janë shumë të mençur të mos bëjnë zgjidhje jo të mençura për veten, familjen por edhe për vendin e tyre.

VOA: Princi Andrew tërhiqet nga funksionet publike

 

Princi britanik Andrew tha të mërkurën se po tërhiqet nga funksionet publike me lejen e mbretëreshës. Andrew tha se është bërë e qartë për të ditët e fundit,  se shoqërimi i tij me financierin  amerikan Jeffrey Epstein, i cili u arrestua për trafik seksual dhe më vonë vdiq në burg,  është bërë një “shpërqwndrim i madh” për punën e familjes mbretërore. Ai tha se i vjen keq  për shoqërimin e tij me ish biznesmenin amerikan dhe se “ai ndjen keqardhje të thellë” për viktimat e Jeffrey Epstein-it. Princi tha se nëna e tij, Mbretëresha Elizabetë, i kishte dhënë leje të hiqte dorë nga funksionet e familjes mbretërore. Andreë është kritikuar shumë për performancën e tij në një intervistë  televizive që u transmetua të shtunën, në të cilën ai nuk arriti të shprehte qartësisht shqetësimin e tij për viktimat e financierit  Jeffrey Epstein. Në intervistën televizive, ai u duk se nuk ishte penduar, për lidhjen e ngushtë me një të dënuar për trafik seksual, i cili kishte abuzuar me shumë vajza të mitura.