VOA: Princi Andrew tërhiqet nga funksionet publike

309
Sigal

 Princi britanik Andrew tha të mërkurën se po tërhiqet nga funksionet publike me lejen e mbretëreshës. Andrew tha se është bërë e qartë për të ditët e fundit,  se shoqërimi i tij me financierin  amerikan Jeffrey Epstein, i cili u arrestua për trafik seksual dhe më vonë vdiq në burg,  është bërë një “shpërqëndrim i madh” për punën e familjes mbretërore. Ai tha se i vjen keq  për shoqërimin e tij me ish biznesmenin amerikan dhe se “ai ndjen keqardhje të thellë” për viktimat e Jeffrey Epstein-it. Princi tha se nëna e tij, Mbretëresha Elizabetë, i kishte dhënë leje të hiqte dorë nga funksionet e familjes mbretërore. Andrew është kritikuar shumë për performancën e tij në një intervistë  televizive që u transmetua të shtunën, në të cilën ai nuk arriti të shprehte qartësisht shqetësimin e tij për viktimat e financierit  Jeffrey Epstein. Në intervistën televizive, ai u duk se nuk ishte penduar, për lidhjen e ngushtë me një të dënuar për trafik seksual, i cili kishte abuzuar me shumë vajza të mitura.