Prof. Dr. Arben Malaj, ish ministër/ Qeveria në 8 vite i braktisi fermerët, shkurtoi buxhetin për bujqësinë, por shton miliona euro në muaj për oligarkët

 

Buxheti për bujqësinë është shkurtuar, buxheti për oligarkinë shtohet me qindra milionë euro çdo muaj. Shifrat e buxhetit afatmesëm 2020-2022,  i nxjerrin bojën fasadës demagogjike të Ramës dhe vërteton dështimin e Rama-qeveri me fshatin.

NOA

1.Braktisja e fshatit është plaga më e rëndë e dështimit, shifrat dhe pasojat janë alarmante;

  1. Buxheti i Rama-qeveri për bujqësinë u rrit për propagandë në 2020 dhe është parashikuar të ulet në vitin 2021 dhe 2022 -tabela;
  2. Në 2020 nga 1000 lekë të PBB-së vetëm 57 lekë kalojnë për bujqësinë, në 2021 mbështetja ulet në 56/1000 lekë;
  3. Në 2020-2022 më pak se 2 lekë nga 100 lekë të buxhetit të shtetit shkojnë për bujqësinë;
  4. Rama deklaroi se ka rritur thithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë, por kur mbështetje totale nuk rritet por ulet; kjo vërteton se Rama punon për oligarkinë, jo për bujqësinë, pasi ai ka ulur fondet e qeverise për bujqësinë duke i alokuar për oligarket.

PAA komplementon Ramën për aftësinë kopjuese, por vetëm për qëllime demagogjike të kërkesave të PAA të përsëritura për heqjen e akcizës së naftës, të cilin e kryetari i PAA e hoqi kur shërbeu si ministër i bujqësisë në qeverisjen socialiste 2001-2005;  Vetëm qeveritarët e dështuar dhe kopjacet e këqij  “bëjnë” në 7 minuta kopjo, atë që s’bëjnë tetë vite në qeverisje. PAA ka përgatitur një program konkrete për ndaljen e braktisjes dhe varfërimit të zonave rurale, për mbështetjen e fermerëve, për skema sigurimi risku nga fatkeqësitë natyrore, për sigurinë ushqimore dhe ekonominë e gjelbër. Ky program i përgatitur nga ekspertet më të mirë të politikave bujqësore do të prezantohet për publikun dhe do të jetë një ftesë e hapur për bashkëpunim të pa kushtëzuar por të bashkuar, për një Shqipëri sa më shpejtë jashtë modelit të dështuar të Ramarumpallë .