Piktura e Isa Boletinit rikthehet në Presidencë, Meta: Tani ndehem më i fortë

716
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar ditën e sotme Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi,i cili ka pranuar kërkesën e tij që në zyrat presidenciale të vendosen sërish pikturat e Isa Boletinit.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Presidenti i Shqipërisë se thotë tashmë ndihet më i fortë dhe më i qetë pasi bashkë me Isa Boletini ka edhe Ismail Qemali të cilin e quan babanë e Pavarësisë.

Postimi i Metës:

Unë s’mund ta nisja më mirë. Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh “ndarje”.

Falenderoj Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, i cili e pranoi me mirëkuptim kërkesën time.

Tani me kryetrimin e Pavarësisë tonë ndihem më i qetë dhe më i fortë. Edhe Ai besoj ndihet mirë pasi përballë ka Babain e Pavarësisë tonë, Ismail Qemalin.