Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren, arrestohet i moshuari në Lushnje

243
Sigal

Një 67-vjeçar është ndaluar nga policia e Lushnjes pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

I moshuari i identifikuar me inicialet R.Ç, dyshohet se detyroi 13-vjeçaren të kryente marrëdhënie seksuale.

Nuk dihet se kush e denoncoi rastin në polici, por materialet i janë dërguar prokurorisë për të vijuar veprimet e mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin R. Ç., 67 vjeç, banues në Lushnjë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur 13 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.