Nga Arben Malaj:
Të gjitha institucionet kushtetuese duhet në mënyrë ligjore të mbrohen nga pushtetet absolute të maxhorancave. Kjo nënkupton që përzgjedhja, emërimi dhe zëvendësimi i drejtuesve dhe anëtarëve të tyre të jetë ligjore dhe bazuar në parimet dhe eksperiencat më të mira ndërkombëtare. Eksperienca e drejtuesve që qëndrojnë në detyrë pas mbarimit të mandatit duhet eleminuar duke ja deleguar këtë detyrë, drejtorit të drejtorisë kryesore të institucionit kushtetues ose expertit me përvojën më të gjatë. Kjo është një zgjidhje provizore sepse sipas rregullores së Kuvendit plotësimi vendeve vakant pra zgjedhja e kryetari të ri duhet të bëhet brenda 100 ditëve. Kriza e mos zgjedhjes së kryetarit të ri të KLSH tre herë rrjeshtë kur presidenti ka propozuar kandidatura që i plotësojnë 100 përqind kushtet ligjore – nuk është krizë institucionale e institucionit të KLSH-së por e maxhorancës aktuale. Emërimi i një nënkryetari të KLSH me të njëjtën fuqi votuese në parlament mund të nxisë kriza menaxheriale në këto institucione. Kjo do të bie ndesh me parimet e menaxhimit të institucioneve kushtetuese. Kriza aktuale në KLSH nuk zgjidhet duke shtuar nënkryetare dhe me të njëjtën procedurë dhe fuqi vote parlamentare, por vetëm duke shtuar një paragraf në ligj të KLSH se kush i merr atributet e kryetarit në rast të pa mundësisë ose mbarimit të mandatit deri në rikthimin në detyrë apo zëvendësimin e tij në fund të mandatit?. Për një legislacion modern për KLSH edhe kushti i marrëveshjes së 1997 i marrë në situatën kur vendi përballej deri në një konflikt civil duhet hequr. E para dhe më kryesorja sepse fuqia reale e opozitave është kontrolli parlamentar, e dyta përgjegjësia e kryetari KLSH është vetëm në raport me kushtetutën e vendit të tij dhe jo me linjen partiake të propozimit dhe e treta edhe për shkakun se mandati i kryetarit të KLSh i cili është 7 vite nuk përputhet me rotacionet politike, deri tani 8- vjeçare




















