Procedura e Parlamentit për shkarkimin e Presidentit të Republikës është antikushtetuese

571
Sigal

Forumi i “Telegraf”/ Kuvendi  të shpërndahet dhe KQZ-ja të shkarkohen. Flasin: Enkeled Alibeaj, Elmaz Sherifi, Jordan Daci, Sali Berisha

Gazeta “Telegraf” duke marrë shkas nga diskutimi i djeshëm i Parlamentit, që miratoi Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës, për dekretin e shfuqizimit të datës së zgjedhjeve në 30 qershor, kur ende edhe sot ky dekret është në fuqi dhe në një shtet të së Drejtës, cilido person, institucion është i detyruar që një ligj dhe dekret që është në fuqi vetëm ta zbatojë, mori prononcime nga ekspertë të së Drejtës Kushtetuese, politikanë, duke parashtruar pyetjen:

-A mundet parlamenti të diskutojë shkarkimin e Presidentit të Republikës për Dekretin flë Tij për Procesin Zgjedhor kur ky Dekret është në Fuqi dhe Gjykata Kushtetuese nuk e ka rrëzuar?

Një konstitucionalist, në prononcimin e vet, midis shakasë dhe së vërtetës, u shpreh, se deputetët që marrin mundimin në parlament të gjykojnë në frymën e ligjit një dekret të Presidentit të Republikës ende në fuqi, kur Gjykata Kushtetuese nuk e ka gjykuar, është jo vetëm marrëzi sepse tregon sesa të cekët janë deputetët nga kuptimi që kanë për ligjin, por është edhe, siç thotë populli “ një gomarllëk, që të njollos tërë jetën, sepse, një deputet, në vend që të merret me hartimin, me bërjen e një ligji, me të tilla gjykime si e sotmja (dje) në Kuvend na dëftojnë që nuk kanë asnjë koqe mend”. Deputeti, në rradhë të parë, duhet të ruajë nderin, personalitetin e tij, pastaj duhet të gjykjojë nëse verbasi ia lejon vetes që të bëhet qorrazi shërbëtor i partisë.

Berisha: Grusht shteti dhe akt puçist, Komisioni hetimor për shkarkimin e Metës

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta është një akt i mirfilltë puçist dhe grusht shteti. Sali Berisha: Akt të mirëfilltë puçist të Edvin Kristaq Kolekës. Është grusht shteti dhe thellim i grushtit të shtetit dhe Edi Rama do përgjigjet.

Enkeled Alibeaj, ekspert  i së Drejtës Kushtetuese: Parlamenti përdoret si Byroja Politike e Partisë

Dekreti i Presidentit të Republikës është në fuqi dhe cilido jurist,  edhe me mangësi profesionale, e kupton që një ligj që është ende në fuqi nuk mund të cilësohet nga askush, ca më pak nga parlamenti si antikushtetues, e më keq akoma, që ka cenuar rëndë Kushtetutën. I vetmi institucion kushtetues që gjykon ligjet që miraton parlamenti dhe dekretet e Presidentit për kushtetueshmërinë është Gjykata Kushtetuese. Pra, që ligjbërësit që ndërmarrin nisma të tilla në parlament, pa dhënë vendimin Gjykata Kushtetuese, sikurse ngritja e Komisionit Parlamentar për shkarkimin e Presidentit është jo vetëm qesharak, por e përdorin Parlamentin si të jetë Byroja Politike e Partisë dhe urdhrat e Partisë zbatohen pa zë nga deputetët komunistë.

Jordan Daci, ekspert ligjor: KQZ-ja ka kryer vepër penale që nuk zbatoi dekretin e Presidentit

Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës, por ka ushtruar kompetencat e tij Kushtetuese. Ndërkohë, rezoluta e Kuvendit që bënte thirrje për injorimin e Dekretit, është në shkelje flagrante të parimit të ndarjes së pushteteve dhe shtetit të së drejtës, sipas neneve 4 dhe 7 të Kushtetutës. Pra për shkelje të Kushtetutës në thelb duhet të “shkarkohet” Kuvendi dhe jo Presidenti. Vendimi i KQZ është haptazi në kundërshtim me Kushtetutën dhe mendoj që përbën elemente edhe të një vepre penale. Ai vendim është krejtesisht pa asnjë vlere juridike për vetë zgjedhjet dhe as që imagjinohet që të ketë efekt mbi aktin e një organi kushtetutes, sikurse  dekretit të Presidentit. Kuvendi edhe KQZ di “shkarkohen” para Presidentit dhe kam bindjen se Gjykata Kushtetuese do t’i jap të drejtë Presidentit dhe jo parlamentit, i cili ka humbur çdo legjitimitet demokratik dhe nuk përfaqëson më sovranin, por vetëm një oligarki politike!

Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish ministër i PS-së: Komisioni Parlamentar Hetimor përdhos pushtetin ligjvënës

-Kam dëgjuar shumë “Baballarë të Kombit” që ripërsëritin dhe e ritheksojnë se jemi pushteti nga varen edhe pushtetet e tjera, në këtë rast edhe Presidenti. Sipas llogjikës së tyre, në emër të “Sovranit”, “Baballarët e Kombit” mund të shkarkojnë këdo! Gabojnë. Parlamenti e ka kompetencën e nisjes se procedurës së Kryetarit të Shtetit, kur ai shkel rëndë Kushtetutën. Po çfarë neni të Kushtetutës ka shkel Presidenti, duke dekretuar zgjedhjet vendore? Akti i ushtrimit të kompetencave të tij është dekreti për anullimin e datës së zgjedhjeve vendore. Madje, dekreti i tij u botua edhe në fletoren zyrtare. Duhet që të ketë një vendim të  Gjykatës Kushtetutese për dekretin e Presidentit të Republikës që  Kuvendi të legjitimitohet të shqytojë sa është prekur e cenuar Kushtetuta nga ai dekret i Presidentit të Republikës e pastaj ta konsiderojë atë në përputhje me shkaqet Kushtetutese, që e mundësojnë qëllimin që kanë për ta shkarkuar Presidentin. Kushdo e kupton se jemi në kushtet e një situate absurde, komike që e përdhos pushtetin ligjvënës. Pasi e konsiderojnë dekretin akt administrativ, e akuzojnë Presidentin se ka shkel Kushtetutën. Procedurat e shkarkimit i fillojnë kur nuk e kanë atakuar dekretin në Gjykatën Kushtetutese si antikushtetues dhe së fundi, në mungesë të Gjykatës Kushtetutese,  funksionet e saj i kryen sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe nga foltorja e parlamentit urdhëron që Presidenti ta lëshojë karriken! Nëse do bësojnë Palmer, ai e kundërshtoi mendimin se dekreti mund të shqyrtohej nga Gjykata Administrative, ose Kolegji Zgjedhor. Por, Palmer gaboi kur u shpreh, se kush nuk është dakord me rezultatin e zgjedhjeve vendore duhet të ankohet në Gjykatën Kushtetuese. Ankesën fillimisht duhej ta bënte në Gjykatën Kushtetuese subjekti elektoral zgjedhor që nuk ishte dakort me dekretin.