“Problem mbetet pandëshkueshmëria”, Musai: Pak rëndësi kush është në pushtet, opozita jonë është e përgjumur!

38
Sigal

Drejtori i gazetës “Telegraf” Ëngjëll Musai, ishte sot i ftuar në studion e Faxneës për të komentuar zhvillimet e aktualitet, duke nisur që nga zgjedhjet në Kukës ku fituan sërish socialistët e deri të cështja “McGonigal”.

Problem në vendin tonë thotë Musai për moderatoren Rovena Neziri është mungesa e pandëshkueshmërisë. Sipas tij, shumë persona të përfshirë në disa dosje sa u takon vjedhjeve të votave, ende nuk janë dënuar.

Musai: Sa herë bëhen zgjedhje të pjesshme, zgjidhjet i fiton partia në pushtet, se ka angazhuar gjithë shtetin.

Mungon pandëshkueshmëria ndaj dhe ka probleme të mëdha. Pak rëndësi ka se kush është në pushtet. Interesat tona janë më të medha se 5 apo 10 kokrra politikanësh. Ne flasim si qytetarë. Nuk duhet të lejojmë të na nëpërkëmbin një klasë e tillë, varfëria është në kulm. E dini ca fyerje është, të rritësh pensionet me 8 %, është turp i madh. Opozita është avokatja e qytetarëve, nëse u mungon avokatja do të ketë monizëm. Opozita jonë është e përgjumur, e goditur. Një pjesë  e ka fajin vetë.

Është ndërhyrë në përarcjen e opozitës, në kapjen e sistemit të drejtësisë. Përse nuk është dënuar një person porsa i përket gjyqit të Dibrës dhe dosjes së Durrësit.

Pandëshkueshmëria duhet të iki, nuk duhet të ketë vend në këtë sistem.