“Pritje madhështore në Gjirokastër”, Monika Kryemadhi: Ditët e fitores afrohen dhe ne do t’i shkojmë bashkë deri në fund angazhimin tonë

293
Sigal

Ditën e sotme, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrimin, Monika Kryemadhi, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, ka zhvilluar një takim më banorët e qytetit të Gjirokastrës, të cilët i dhuruan një pritje madhështorë në qytetin e tyre.

“Emocion i papërshkrueshëm. Ditët e fitores afrohen dhe ne do t’i shkojmë bashkë deri në fund angazhimin tonë. Sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të jetë shtëpia juaj.”,- shprehet Kryemadhi me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ku ka treguar dhe pamje nga takimi madhështor në Gjirokastër.

Mesazhi i plotë i Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi: 

Pritje madhështore në Gjirokastër. Emocion i papërshkrueshëm. Ditët e fitores afrohen dhe ne do t’i shkojmë bashkë deri në fund angazhimin tonë. Sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të jetë shtëpia juaj. #VOTO6
#VOTOLSI
#ShqipëriaShtëpiaJuaj