Primaret e PD/ Ja sa anëtarë dhe simpatizantë kanë votuar deri më tani në të gjitha qarqet

114
Sigal

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në primaret e PD në të 12 qarqet.

Sipas tij deri në orën 15:00 në qarqet e vendit kanë votuar për Primaret e PD 42,365 anëtarë dhe simpatizantë.

Bozdo u shpreh se ky proces do të ketë transparencë, ndërsa shtoi se pjesëmarrja ka qenë mjaft e lartë.

Votimet në Primare pritet të mbyllen në orën 18:00.