Primaret/ Berisha: Tirana, Durrësi dhe Elbasani do të votojnë të parët

85
Sigal

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në takimin me krerët e PD-së në Tiranë se primaret do nisin nga kryeqyteti, Durrësi dhe Elbasani.

Më pas do të votojnë qytetet e tjera. Berisha tha se primaret do jenë të hapura edhe për simpatizantët.

“Në këto primare ne jemi të hapur për çdo anëtar apo simpatizant të PD që do të kandidojë dhe cilido që mendon se këto janë vetëm për anëtarët, ju them që janë edhe për simpatizantët. Ata janë të lirë të vijnë të votojnë bashkë me anëtarësinë tonë. Ne nuk ofrojmë një diçka të themi të kontrolluar nga kryetari i degës, por një praktikë të vërtetë që cilido që do të provohet është i mirëpritur.

Duhet të bëjmë gjithçka që ky proces të jetë i suksesshëm. Kam besim në përgjegjësinë, përkushtimin tuaj se ju bashkë me anëtarët e kryesive, të seksioneve dhe grupseksioneve do t’i shndërrojnë primaret në një histori suksesi. Është bërë një lloj axhende, kalendari dhe në bazë të tij do të ecet.

Tirana, Durrësi dhe Elbasani do të votojnë të parët, do të përpiqemi ta përshpejtojmë dhe me të tjerat, dora-dorës,” tha Berisha.