Presidenti vijon të shijojë rrezet e diellit në këtë ditë votimesh

460
Sigal

Në këtë ditë votimesh, kreu i shtetit ka zgjedhur të relaksohet në plazh duke dhënë dhe mesazhin për qetësi dhe shmangie të incidenteve. Ironia e kreut të Shtetit shkon për kryeministrin që shkon të votojë në zgjedhje pa dekret, aq më tepër me brekushe.

Ndërsa, vetë Presidenti Ilir Meta pas fotos me zëdhënësin e tij Tedi Blushi, është shfaqur në një tjetër moment nga dita e tij e pushimit, kësaj radhe me ish-futbollistin e Kombëtares së Futbollit Klodian Duro.

Ndersa kreu i shtetit shkruan:

“E si mund të kalohej e diela dhe pa pak futboll. Surprizë e bukur të kaloja sot disa momente me yllin e Kombëtares sonë, Klodian Duro”, shprehet Presidenti Meta.