Qytetari voton dy herë, ironia e Ish-deputetit: Proces evropian!

387
Sigal

Ish-deputeti i PD-së për Elbasanin, Luçiano Boçi, ka denoncuar farsën zgjedhore që po ndodh në vend.

Në një postim të tijin në Facebook, teksa shpërndan edhe një video, Boçi tregon me zë e me figurë qytetaritn që pranon se ka votuar dy herë në Cërrik, ndërsa tregon edhe gishtat e shënjuar.

Postimi i Luçiano Boçi:

Shiheni vete sa të rregullta janë zgjedhjet!!!!
Proces evropian sa dhe Soreca do habitet, pale vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë.
Personi ka votuar në Cërrik.
Qetësisht e me buzëqeshje tregon gishtat e shënjuar.
Kur ky është futur dy herë,
po të tjerët?!!!
Partiakët, militantët, të fortët?!
Po mbushja e kutive në fund?!
Konkluzionin lijani në dorë OSBE-ODHIR