Presidenti: ‘Udhëheqja e opozitës’ po provokon tension, në demokraci autoriteti fitohet me votë dhe jo me polici

192
Sigal

Presidenti Meta po flet ne TV21 Maqedoni, ku nuk ka lene pa komentuar situaten ne PD dhe veprimet e Lulzim Bashes.

“Asnjë demokrat nuk i meritonte ngjarjet e 8 janarit.

Kur një kryetar kontestohet, ai duhet t’i nënshtrohet një procesi votëbesimi. Duhet të tregojë apo të konfirmojë legjitimitetin e tij.

Për fat të keq, prej kohësh kërkohet një konfrontim artificial dhe i përgjakshëm.

Sot kemi disa deputetë të vërtetë opozitarë, zëri i të cilëve do të dëgjohet akoma dhe më shumë dhe Shqipëria do të ketë zhvillimet e saj pozitive demokratike pa asnjë diskutim.

“Udhëheqja e opozitës” po provokon një tension dhe pretendon në forma policore të imponojë një autoritet që nuk e ka. Sepse në demokraci autoriteti fitohet me votë. Konfirmohet me votë. Nuk fitohet me polici. Fitohet me procedura. Cdo krizë politike ka vetëm zgjidhje politike. Zgjidhja është vota.”