‘Shqiptarët votojnë Sali Berishën për kryetar të PD dhe Kryeministër! Rikthimet janë emocionuese’

216
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se është i bindur nga reagimet e qytetarëve dhe demokratëve se do votohet si kryetar i PD-së por edhe si Kryeministër i vendit.

Berisha theksoi se do krijoj marrëdhënoiet më të mirat me shtetet perëndimore dhe ato amerikane, por gjithmonë do të bazohet te interesat e shqiptarëve.

Berisha: Garantoj se do të krijoj marrëdhëniet më të mirat me shtetet perëndimore dhe ato amerikane por unë bazohem te shqiptarët, unë përfaqësoi interesat e tyre. I respektoj ndërkombërar sepse unë kam vendosur marrëshënie të jashtëzakonshme me faktorin ndërkombëtar gjatë qeverisjes sime, kam dhënë fakte. Por më shpallin ‘non grata’ për korrupsion dhe kujt mua që kam luftuar më së shumti korrupsionin në këtë vend.

Ata nuk kanë fakte dhe ligji amerikan i detyron që të dhënat të bëhen publike. Janë të dhënat nga Delina Fico, skanë kurajo ti bëjnë publike sepse nxjerrin zbuluar mashtrimin e sekretarit Blinken me Soros.

Janë 11 vetë që janë shpallur ‘non grata’ nga Xhorxh Soros.

‘Berisha i tretë’ do ketë më të mirën e ‘dy Berishëve të parë’, esencën dhe risinë, lërë mos e pyet, rikthimet janë gjithmonë emocionuese.