Presidenti pret në takim një grup deputetësh britanikë, Begaj: Biseduam për marrëdhëniet dypalëshe dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik

21
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një grup ligjvënësish nga Dhoma e Lordëve dhe Komunave të Parlamentit britanik, përfaqësues të partive të ndryshme politike.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe, rritjen e bashkëpunimit ekonomike dhe situatën në rajon.

Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe e cilësoi Mbretërinë e Bashkuar si “një avokate të proceseve integruese të Shqipërisë”.

Presidenti i Republikës falenderoi qeverinë britanike për mbështetjen e dhënë në disa qytete në Veri të Shqipërisë përmes projektit “Perspektiva të reja” për të rinjtë dhe bizneset, si dhe paraqiti vizionin e tij mbi të ardhmen për një zhvillim të qëndrueshëm të këtyre zonave.

Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu partneritetin mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, sigurisë dhe çështjet e demokratizimit.