Presidenti Nishani piketon 4 persona për Guvernator

481
Sigal

TIRANË-Me sa duket, Presidenti i Republikës nuk ka përfillur kërkesat e Ramës për Guvernator, por ka vendosur të propozoj katër persona. Sipas revistës “Monitor” ka arritur të mësojë se Presidenti Nishani ka përzgjedhur 4 emra në listën e shkurtuar për pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Në listë përfshihen emrat e Xhentil Demirajt, Edvin Libohova, Arjan Kadareja dhe Marta Muço dhe pas dakortësisë me Kryeministrin Rama pritet dekretimi i njërit prej tyre për t’u votuar nga Kuvendi si Kryetar të Këshillit Mbikëqyrës të bankës qendrore dhe njëkohësisht Guvernator i saj. Ndër emrat e listuar pavarësisht renditjes dy janë kandidatët më të mundshëm sipas përcaktimeve të ligjit dhe preferencave të maxhorancës për një emër nga institucionet financiare ndërkombëtare. Profesoresha Marta Muço që ka një eksperiencë të gjatë në institucionet financiare ndërkombëtare, dhe Arjan Kadareja, ish-anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, mendohen si kandidaturat më të mundshme për të zëvendësuar Fullanin. Nuk dihet nëse këta emra do të pëlqehen nga Rama e Meta. Nëse jo, futet në lojë Gjykata Kushtetuese.