Presidenti Nishani merr pjesë në Samitin e 7-të të Bosforit

439
Sigal

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis për në Turqi për të marrë pjesë në Samitin e Shtatë të Bosforit, që do të zhvillohet në Stamboll më 29 nëntor deri më 1 dhjetor 2016.

Në këtë Samit që zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, do të diskutohet dhe do të shkëmbehen mendime dhe ide mbi Platformën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar si dhe mbi çështje të ndryshme të sigurisë dhe sfidave të tjera, me të cilat përballen vendet pjesëmarrëse.

Presidenti i Republikës do t’i drejtohet me një fjalim Samitit e 7-të të Bosforit ku do të diskutojë rreth temës: “E ardhmja globale – objektivat globale”.