Presidenti Nishani dekreton 4 ministrat e rinj të qeverisë “Rama”

440
Ashtu siç paralajmëroi edhe një ditë më parë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar sot shkarkimin dhe emërimin e katër ministrave të rinj të qeverisë “Rama”.

Në limitet e afatit kushtetues, Nishani dekretoi shkarkimin e ministrit Saimir Tahiri dhe emërimin në këtë detyrë të Fatmir Xhafaj. Gjithashtu u dekretua emërimi i ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka e cila zëvendëson Blendi Klosin.

Presidenti dekretoi emërimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Eduard Shalsi, i cili zëvendëson Blendi Cucin si edhe dekretoi emërimin e ministres së re të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila zëvendëson Ilir Beqajn.

Një ditë më parë presidenti Nishani gjatë një konference për mediat u shpreh se kandidatura e Fatmir Xhafaj për ministër të Brendshëm është e papërshtatshme, por Kushtetuta nuk ja lejon presidentit ta refuzojë.

Ndërkohë edhe kreu i PD, Lulzim Basha disa ditë më parë duket folur nga çadra e protestës paralajmëroi se Fatmir Xhafaj do bëhej ministër vetëm nëse kalonte mbi trupat e demokratëve.

Sigal