Presidenti Meta zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, Sh.T.Z Ilham Aliyev

531
Sigal

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me  Presidentit të Republikës së Azerbajxhanit, Sh.T.Z Ilham Aliyev.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis vendeve tona, të dy Presidentët ndanë mendimin se zbatimi i  suksesshëm i projektit TAP hap mundësi të reja bashkëpunimi, përfshirë edhe procesin e ardhshëm të gazifikimit të Shqipërisë.

Presidenti Meta vlerësoi në veçanti edhe mbështetjen e Presidentit Aliyev për projektin tjetër të gazit, IAP (Ionian Adriatic Pipeline), që do të ketë një impakt të madh rajonal.

Gjithashtu, të dy Presidentët diskutuan çështje që lidhen me luftën kundër pandemisë COVID-19, si dhe nënvizuan nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, jo vetëm në fushën e energjisë, por edhe në fusha të tjera, si turizmi dhe rritja e shkëmbimeve tregtare.

Presidenti Meta e ftoi Presidentin Aliyev për një vizitë zyrtare në vendin tonë, ftesë që u mirëprit me kënaqësi.