Presidenti Ilir Meta viziton shkollën “Krune Krstića” në Zadar

496
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar shkollën “Krune Krstica” në Zadar, ku ka takuar mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle. Meta shkruan se nga kjo shkollë kanë dalë emra të shquar si Ndre Mjeda dhe Gjergj Fishta

“Emocione të veçanta përjetova gjatë vizitës në Shkollën “Krune Krstića” në Zadar, me nxënësit e mësuesit e gjuhës sonë të bukur, aty ku Ndre Mjeda e Gjergj Fishta kanë folur shqip dhe ku janë shkolluar në gjuhën e tyre amtare breza Arbanasish dhe një plejadë e tërë akademikësh, studiuesish, shkrimtarësh, artistësh e sportistësh, duke krijuar vlerën e përbashkët sa Arbneshe, aq edhe kroate”, shkruan Meta.