Presidenti Meta thirrje autoriteteve për zjarrin në Priskë: Merrni menjëherë masa *VIDEO

306
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me shqetësim për zjarrin që ka përfshirë zonën e Priskës në Tiranë.

Meta ka kritikuar strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe Ministrinë e Mbrojtjes pasi nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizim të pasojave.

Ai kërkon që për dëmtimin e pasurisë natyrore dhe për këtë krim mjedisor të mbahet përgjegjësi ligjore.

STATUSI NGA ILIR META

Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë.

U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike.

Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave.

Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!