Presidenti Meta takon në Berlin dy negociatorët gjermanë për zgjdhjen e krizës

815
Sigal

Presidenti Ilir Meta gjatë qëndrimit të tij në Berlin është takuar me dy deputetët e CDU dhe CSU, Johan Wadephul dhe Christian Schmidt, që të njohur si personat që kanë shprehur gatishmërinë për të negociuar me partitë politike shqiptare për zgjidhjen e krizës.

Presidenca bën të ditur se gjatë pjesëmarrjes në samitin e e 24 ndërkombëtar Meta u takua me u takua edhe me përfaqësues të grupeve parlamentare kryesore në Bundestag, për të diskutuar lidhur me perspektivën europiane të vendit, dhe veçanërisht për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian sa më parë.

Në takimin që pati me Nënkryetarin e Grupit Parlamentar CDU/CSU, Johann Wadephul dhe Raporterin për Shqipërinë për CDU/CSU në Komisionin e Jashtëm, Christian Schmidt, ku u diskutua mbi perspektivën e çeljes së negociatave të anëtarësimit, Meta ka vlerësuar angazhimin e tyre si dhe gatishmërinë për të ndihmuar në kapërcimin e krizës dhe për rivendosjen urgjent të dialogut politik.

Presidenti Meta u takua gjithashtu me zëdhënësin për Politikën e Jashtme të Grupit Parlamentar SPD në Komisionin e Politikës së Jashtme, Nils Schmid, të cilin e falënderoi për mbështetjen për çeljen e negociatave të anëtarësimit, dhe në tërësi për procesin e integrimit europian.

Deputeti socialdemokrat Schmid  me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se “sot takova presidentin e Shqipërisë Ilir Meta. Ne qëndrojmë me premtimin tonë dhe qëndrojmë për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë – kjo është një çështje e besueshmërisë dhe kapacitetit strategjik të BE. Refuzimi i Unionit është një gabim”, shkruan ai.

Kreu i Shtetit  sipas Presidencës ka zhvilluar dhe një takim të veçantë dhe me deputeten e CSU, Raportere për Shqipërinë në Komisionin e BE-së në Bundestag, Katrin Staffler me të cilën gjithashtu bisedoi mbi perspektivën e çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE.

Johan Wadephul dhe Christian Schmidt si përfaqësues të grupit parlmaentar  CDU/CSU partisë qeverisë të kancelares Angela Merkel ka qenë tepër aktivë duke ndjekur situatën politike në Shqipëri.

Me anë të një deklarate për shtyp disa javë më parë dy deputetët gjermanë shprehën gatishmërinë për të negociuar për krizën, duke deklaruar socialistët dhe demokratët duhet të ulen në një tryezë pa kushte. Qëndrimet e tyre nuk përjashtuan as idenë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve lokale, por edhe opsionin e largimit të Ramës si kryeministër.  Këtë javë në Berlin takime me deputetë të Budestagut kanë patur edhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla dhe ministrat Sandër Lleshaj i Brendshëm dhe Etilda Gjonaj e Drejtësisë. Qëllimi i takimeve ka qenë edhe lobimi për hapjen e negociatave. Ndërkaq Gjermania ka shtyrë për në vjeshtë vendimin për hapjen e negociatave, duke mos pranuar kërkesën e Komisionit Europian që ku vendim të merret në qershor.