Kristaq Kume: KQZ në kundërshtim me dekretin, situata del jashtë kontrollit

468
Sigal

Ish kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se qëndrimi i KQZ-së është në kundërshtim me dekretin. Kume shpreson që ky proces të mos shkojë deri në fud për të shmangur përplasjet. ”Qëndrimi i KQZ-së është një qëndrim deklarativ. Dhe nuk ka asnjë vendimmarrje. Nuk ka vendimarrje të KQZ-së që është i pavlefshëm dekreti i presidentit. Por veprimi i këtij institucioni është totalisht në kundërshtim me atë çka kërkon dekreti. Në vlerësimin tim është një qëndrim që e ka rritur në menyrë të skajshme valencën politike të këtij institucioni. Nuk besoj të shkojë deri në fund ky proces. Si proces zgjedhor jo se jo, por as si votim. Ose do doja që të mos shkonte. Sepse me këtë që shohim sot pres që situata të dali jashtë kontrollit”.