Presidenti Meta takon kreun e parlamentit kroat: Rritje e bashkëpunimit mes dy vendeve

413
Sigal

Gjatë vizitës shtetërore në Kroaci, Presidenti Ilir Meta është takuar dhe me Kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandroković. Në takimin me kryeparlamentarin kroat, Meta ka diskutuar për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ja postimi i plotë i Presidentit Meta:

Kënaqësi e veçantë të takoja Kryetarin e Parlamentit kroat, z.Gordan Jandroković.

Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do t’i japë një impuls të ri forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

I lumtur që komuniteti shqiptar në Kroaci, përfaqësohet në Parlamentin kroat me deputeten e nderuar, znj.Ermine Lekaj Prljaskaj, një tjetër tregues i lidhjeve të forta tradicionale shqiptaro-kroate.🇦🇱🤝🇭🇷