Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në ‘Foltoren’ e Burrelit, deklaroi se ambasadorja Yuri Kim duhet të mos sillet si guvernatore.
Berisha thekson se Kim duhet që të respektojë konventat ndërkombëtare të diplomacisë.
“Ambasadorja Yuri Kim do bënte mirë të konsideronte në mënyrën më serioze konventet ndërkombëtare dhe rregullat e një vendi. Të mos shfrytëzojë krimet dhe mëkatet e narkosve shqiptarë për të bërë guvernatoren, në një vend, që ka 108 vite i pavarur. Ju e dini, ndaj meje është marrë një vendim, që është unik në botë. Kjo sepse nuk ka njeri në botë që të jetë shpallur non grata dhe që nuk ka në jetën e vet qoftë një akuzë më të vogël apo proces gjyqësor. Nuk ka njeri në botë që të jetë shpallur non grata, tetë vjet pasi është larguar nga çdo lloj funksioni politik që mbante.