Presidenti i Republikës Ilir Meta do të jetë i ftuari i mbrëmjes së sotme i gazetarit Çim Peka.
Bashkë me kreun e shtetit, në studion e “Çim Peka LIVE” do të jenë edhe analisti Andi Bejtja dhe gazetari Arian Çani.
Lajmin e bën të ditur edhe vetë Meta përmes një postimi në Facebook.
“Të dashur miq, Sot në ora 20:45 ju ftoj të më ndiqni live në Syri TV, në një intervistë me Çim Pekën, “sy për sy e dhëmb për dhëmb” si përherë, përballë analistit dhe “dashnorit” të Kushtetutës, Andi Bejtja dhe të madhit Arjan Çani”, shkruan Meta në postimin e tij.