Teatri Kombëtar, tre herë në listën e Monumenteve të Kulturës, ish-drejtori nxjerr dokumentat

84

Akademiku Apollon Baçe, ish-drejtor i Monumenteve të Kulturës, ka publikuar dokumente zyrtare që hedhin poshtë pretendimet e mazhorancës.

Sipas kësaj të fundit, godina e Teatrit Kombëtar nuk ka qenë në listën e monumenteve të kulturës.

Por akademiku u shpreh se, jo një herë, por tre ajo godinë ka qenë mes monumenteve të kulturës në kryeqytet.

“Ky Teatër Kombëtar përmendet tre herë. Në vitin 91, 94 dhe 2005 ky Teatër përmendet si Monuiment Kulture. Jo një herë, por tre herë”, tha Apollon Baçe duke publikuar edhe dokumentet në fjalë.

Sipas tij, “Kjo është si “Plaku dhe Deti”, i Ernest Heminguej, që kap një peshk, por e sulmojnë oligarkët dhe në breg del vetëm skeleti. Ky po na çon në Sahara, ku s’ka të kaluar dhe duhet të jemi në vitin zero, vitin e revolucionit. Heq teatrin, heq stadiumin, heq vilat dhe le vetëm skeletin e peshkut. I kthen në një vend ku do të ndërtohen kullat e përbindshme”.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me hyrje në diktaturë, por me diktaturë reale”, shtoi Apollon Baçe.