Presidenti Meta: Shqiptarët në Preshevë do kenë mbështetje maksimale nga ne

605
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është takuar me kreun e Partisë demokrate nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafa. Në kuadrin e bashkëbisedimeve dhe marrëdhënieve dy-palëshe mes vendeve Presidenti Meta i ka premtuar mbështetje maksimale për shqiptarët që jetojnë atje. Vetë Meta e ka komentuar këtë takim shumë miqësor dhe vëllazëror. “Prita në një takim vëllazëror kreun e Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Ragmi Mustafa, të cilit i shpreha mbështetjen time maksimale për trajtimin e kërkesave të shqiptarëve në Luginë, për arsim, punësim e shërbime. Shqiptarët në Preshevë nuk do të ndihen kurrë vetëm.”, ka theksuar Meta nga takimi me politikanin shqiptar nga Lugina e Preshevës.
Sigal