Presidenti Meta pret themeluesit e Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”: Përfshirja e diasporës në proceset demokratizuese, e rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit

351
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në një takim bashkëthemeluesit e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e lirë” Florian Hackaj dhe Bledar Maliqi.

Meta shprehet se përfshirja e diasporës në proceset demokratizuese në vend do të ishte shumë e rëndësishme për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Kënaqësi të prisja sot bashkëthemeluesit e Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj dhe Bledar Maliqi.

Përfshirja më aktive e diasporës në proceset demokratizuese dhe vendimmarrëse për të ardhmen europiane të vendit është shumë e rëndësishme. 🇦🇱

Kënaqësi të prisja sot bashkëthemeluesit e Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj dhe Bledar…

Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 5. August 2020